TVSH-ja nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi

3 Nëntor 2026 | 19:17

Nga 1 janari 2027, TVSH-ja për njësitë hoteliere pritet të rritet nga 6% në 10%. Ky ndryshim kundërshtohet nga operatorët turistikë në Vlorë, të cilët paralajmërojnë rritje të kostove dhe çmimeve për klientët, ndërsa kërkojnë rishikimin e vendimit.

Administratorët e njësive hoteliere në qytetin bregdetar thonë se kjo rritje do të rëndojë më tej aktivitetin e tyre dhe do të ndikojë në konkurrueshmërinë e sektorit.

Kledjan Binjakaj, administrator hoteli në Vlorë, thotë se sektori po përballet edhe me pasojat e rënies së kursit të euros, e cila, sipas tij, ka ndikuar ndjeshëm në të ardhurat e njësive akomoduese. Ai paralajmëron se kostot shtesë do ta vështirësojnë konkurrencën me vendet fqinje.

Sipas Binjakajt, vendimi është kundërshtuar nga dhjetëra operatorë në rang vendi, të cilët kërkojnë rishikimin e rritjes së TVSH-së.

Një tjetër shqetësim për bizneset lidhet me rritjen e taksave vendore nga Bashkia e Vlorës. Sipas administratorit, detyrimet financiare janë shtuar, por kjo nuk është shoqëruar me përmirësim të shërbimeve.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e operatorëve turistikë në Vlorë i janë bashkuar përfaqësisë që synon të kundërshtojë rritjen e TVSH-së përmes procedurave zyrtare dhe ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektbuxheti dhe paketa fiskale, Ibrahimaj: Lehtësojmë TVSH-në e ushqimeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ftuar në “Now” me Thimi Samarxhiun, shpjegoi projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke u ndalur te ndryshimet në...
14:55 | 02/11/2026

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Malaj prezanton paketën e mbështetjes për pensionistët dhe familjet

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin për vitin 2027, i cili për herë të parë parashikohet të arrijë në...
12:30 | 02/11/2026

Këmbimi valutor 2 nëntor/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:32 | 02/11/2026