Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset ushtari me armën e shërbimit në Kuçovë, në gjendje të rëndë

    Vodhën banesat e familjeve aziatike në Londër, dënohen katër shqiptarë

    V*au nënën dhe u vetëdorëzua në polici, të afërmit në Itali: Nuk arrijmë ta kuptojmë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sejko: Ekonomia rritet me ritme të qëndrueshme, inflacioni pritet të kalojë lehtë objektivin
    Ekonomi

    Sejko: Ekonomia rritet me ritme të qëndrueshme, inflacioni pritet të kalojë lehtë objektivin

    November 3, 2026
    Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
    Guvernatori i Bankës, Gent Sejko.

    Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen me ritme solide, ndërsa në muajt e ardhshëm inflacioni mund të shënojë një rritje të lehtë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi se pasiguritë ekonomike janë shtuar, veçanërisht për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare dhe tensioneve të brendshme sociale.

    Gjatë prezantimit të raportit tremujor të politikës monetare, Sejko tha se ekonomia ka shfaqur ecuri pozitive gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2026. Rritja është reflektuar në zgjerimin e aktivitetit ekonomik, shtimin e punësimit dhe rritjen e pagave në sektorin privat jobujqësor, ndërsa inflacioni ka qëndruar pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

    Sipas guvernatorit, projeksionet mbeten pozitive dhe ekonomia pritet të rritet pranë potencialit të saj edhe në periudhën afatmesme. Megjithatë, inflacioni parashikohet të ngjitet disi mbi objektiv gjatë tremujorëve të ardhshëm, përpara se të kthehet në nivelet e synuara në vitin 2028. Në kushtet e pasigurisë së shtuar, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mos ndryshojë qëndrimin e politikës monetare.

    “Ndërkohë që inflacioni parashikohet të rritet lehtësisht mbi objektiv gjatë tremujorëve në vijim dhe të kthehet pranë tij në horizontin afatmesëm. Megjithatë, pasiguritë rreth këtyre parashikimeve paraqiten të shtuara. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare”, deklaroi Sejko.

    Çmimet e karburanteve dhe ushqimeve ndikojnë inflacionin

    Sipas të dhënave të prezantuara nga guvernatori, inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 3.2% gjatë tremujorit të tretë të vitit, nga 3% që ishte në tremujorin e dytë. Rritja lidhet kryesisht me shtrenjtimin e karburanteve dhe të disa produkteve ushqimore të papërpunuara.

    Në kahun e kundërt kanë ndikuar çmimet e qirave, inflacioni i të cilave është ngadalësuar. Ky zhvillim ka kontribuar në uljen e inflacionit nga 3.4% në korrik në 2.9% në shtator.

    Sejko theksoi se presionet nga çmimet e importuara janë shtuar, por ndikimi i tyre është zbutur pjesërisht nga forcimi i lekut. Ndërkohë, presionet e brendshme kanë ardhur në rënie, kryesisht për shkak të ngadalësimit të inflacionit të qirave.

    Megjithatë, kërkesa e lartë për mallra dhe shërbime, si dhe rritja e shpejtë e pagave, mbeten faktorë që mund të ndikojnë në ecurinë e çmimeve në të ardhmen. Sipas guvernatorit, këto presione deri tani janë mbajtur nën kontroll falë rritjes së produktivitetit, uljes së marzheve të fitimit për njësi dhe pritjeve të qëndrueshme për inflacionin.

    Ekonomia u rrit me 3.6% në gjashtëmujorin e parë

    Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.6% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke ruajtur ritme të ngjashme me ato të një viti më parë. Treguesit paraprakë për tremujorin e tretë, sipas Bankës së Shqipërisë, sugjerojnë vijimin e kësaj ecurie.

    Rritja është mbështetur nga konsumi, investimet dhe eksportet, me një kontribut të rëndësishëm nga kërkesa për shërbime turistike dhe shtimi i prodhimit e eksporteve të energjisë elektrike. Në aspektin sektorial, shërbimet dhe ndërtimi vijojnë të jenë ndër kontribuuesit kryesorë të aktivitetit ekonomik.

    Pagat u rritën me 11.6%, papunësia ra në 8.3%

    Tregu i punës ka vijuar të karakterizohet nga shtimi i punësimit dhe rritja e pagave, në një kohë kur bizneset po përballen me vështirësi për të siguruar fuqinë punëtore të nevojshme.

    Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 2.3% në tremujorin e dytë, ndërsa shkalla e papunësisë zbriti në 8.3% në fund të gjashtëmujorit të parë. Pagat në këtë sektor u rritën me 11.6% në terma nominalë dhe 6.8% në terma realë.

    Guvernatori vuri në dukje se kërkesa e lartë e bizneseve për punonjës dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë ushtruar presion në rritje mbi pagat.

    Kredia u rrit me 15.5%, më shumë financim për bizneset dhe banesat

    Kushtet e favorshme të financimit kanë mbështetur gjithashtu zgjerimin e kërkesës së brendshme. Sipas Sejkos, normat e interesit vijojnë të qëndrojnë në nivele lehtësuese, ndërsa bankat kanë ruajtur një qasje pozitive ndaj kreditimit.

    Rritja vjetore e kredisë arriti në 15.5% gjatë tremujorit të tretë, e nxitur kryesisht nga financimi në lekë dhe e orientuar drejt investimeve të bizneseve dhe blerjes së banesave nga individët. Ndërkohë, kreditë me probleme kanë mbetur në nivele historikisht të ulëta.

    Sejko paralajmëron rreziqe nga zhvillimet ndërkombëtare dhe tensionet sociale

    Pavarësisht perspektivës pozitive, guvernatori vlerësoi se rreziqet për ekonominë janë shtuar. Sipas tij, zhvillimet në tregjet e huaja mund të ushtrojnë presion të mëtejshëm mbi çmimet, ndërsa tensionet sociale në vend mund të ndikojnë në besimin e konsumatorëve dhe bizneseve.

    “Pasiguritë rreth kësaj perspektive janë shtuar dhe balanca e rreziqeve qëndron në kahun e sipërm për inflacionin dhe në kahun e poshtëm për rritjen ekonomike”, u shpreh Sejko.

    Ai shtoi se tensionet e fundit sociale mund të sjellin pasiguri më të madhe dhe të ndikojnë në uljen e konsumit, investimeve dhe të ardhurave nga turizmi. Po ashtu, ndikimi që mund të ketë paketa e re fiskale në çmime mbetet për t’u vlerësuar në vijim.

    Banka e Shqipërisë do të vijojë të monitorojë këto zhvillime, ndërsa në skenarin bazë pret që ekonomia të ruajë ritmet e rritjes dhe inflacioni të kthehet pranë objektivit gjatë vitit 2028.

    ankesat bankat ligji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset ushtari me armën e shërbimit në Kuçovë, në gjendje të rëndë

    November 3, 2026

    Vodhën banesat e familjeve aziatike në Londër, dënohen katër shqiptarë

    November 3, 2026

    V*au nënën dhe u vetëdorëzua në polici, të afërmit në Itali: Nuk arrijmë ta kuptojmë

    November 3, 2026

    Rama në Bruksel takon kreun e NATO-s: Vlerësime për Shqipërinë

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.