Hungaria zgjedh prokurorin e ri të përgjithshëm pas rënies së Orban, Peter Fejes merr mandatin 9-vjeçar
Parlamenti hungarez ka zgjedhur Peter Fejes, si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, në një kohë kur po intensifikohen hetimet për korrupsionin e dyshuar gjatë qeverisjes së Viktor Orbán.
Ai u konfirmua me 139 vota pro dhe gjashtë kundër, duke marrë një mandat nëntëvjeçar.
Zgjedhja e tij është pjesë e nismës së kryeministrit të ri, Péter Magyar, për të hetuar ish-zyrtarët dhe aleatët e qeverisë së mëparshme. Partia Fidesz e Orbán dhe aleati i saj KDNP bojkotuan votimin.
Pas betimit të Fejes, Magyar reagoi në Facebook me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në emër të të gjithë hungarezëve, ju uroj çdo sukses në punën tuaj. Dridhuni, hajdutë e kriminelë”.
Ndërkohë, prokurori i ri premtoi se puna e institucionit do të mbështetet te “profesionalizmi, shpejtësia dhe pavarësia nga politika”, duke shprehur gatishmërinë për të rihapur dosje të klasifikuara.
Aktualisht, tre ish-ministra ndodhen në paraburgim, ndërsa vijojnë hetimet për çështjen e ashtuquajtur “karvani i artë” ukrainas, ku u sekuestruan miliona dollarë, euro dhe shufra ari. Prokurori përgjegjës për këtë çështje kishte deklaruar se provat tregonin për përfshirje të drejtpërdrejtë të Viktor Orbán, pretendim që mbetet pjesë e hetimeve.
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese
Destinacion kishte Izraelin, kërcënim me bombë në një anije turistike në portin grek! Autoritetet nisin hetimet
Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi
- 20:33 Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin
- 20:11 Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste
- 20:01 Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork
- 19:35 Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit
- 19:26 Plagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës
- 19:23 Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina