Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Probleme teknike në Florida dhe Nju Jork, votohet me procedura alternative

    Orban: Refuzova të bëhesha informator i regjimit komunist në Hungari

    DeSantis kritikon Trumpin: Lufta në Iran po rëndon amerikanët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Plagoset me armën e shërbimit efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës
    Aktualitet

    Plagoset me armën e shërbimit efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës

    November 3, 2026

    Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur në shpatull me armën e shërbimit, gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:46, ndërsa Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ushtari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Efektivit me inicialet E.D. iu dha menjëherë ndihma e parë mjekësore dhe më pas u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit. Pas vlerësimit nga mjekët, u konstatua se parametrat e tij jetësorë ishin brenda normës.

    Për shkak të nevojës për trajtim të specializuar, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

    Ndërkohë, Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ndodhi plagosja.

    Ministria e Mbrojtjes deklaron se po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.

    #Kuçovë #BazaAjrore #MinistriaEMbrojtjes #PoliciaUshtarake #Shqipëri

    Kuçovë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Probleme teknike në Florida dhe Nju Jork, votohet me procedura alternative

    November 3, 2026

    Orban: Refuzova të bëhesha informator i regjimit komunist në Hungari

    November 3, 2026

    DeSantis kritikon Trumpin: Lufta në Iran po rëndon amerikanët

    November 3, 2026

    Buxheti 2027, 15 miliardë lekë për ujësjellësit dhe kanalizimet në 12 qarqet

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.