“Jam dashnorja e një presidenti”, Ronela Hajati i kundërpërgjigjet raportimit të rremë: “Jeni të këputur, aq të varfër mendërisht”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj një raportimi të publikuar nga një medium, i cili kishte bërë pretendime lidhur me jetën e saj private.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, mediumi kishte paraqitur një citat që ia atribuonte këngëtares, ku thuhej: “Jam dashnorja e një presidenti”.
Po ashtu, në të njëjtin publikim ishte shkruar edhe: “Ronela Hajati zbulon partnerin e saj është i martuar”.

Megjithatë, këto pretendime nuk kanë kaluar pa reagimin e artistes, e cila ka vendosur të kundërpërgjigjet përmes një postimi në Instastory.
“Jeni të këputur! Aq të varfër mendërisht sa nuk di. Dashnoret shifini zyrave tuaja. Te paafte!”, shkroi Ronela.
Por reagimi i saj nuk u ndal vetëm te Instastory. Këngëtarja, ka komentuar edhe në postimin që mediumi kishte publikuar në Instagram.
Këngëtarja Ronela Hajati është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, me një karrierë të suksesshme muzikore dhe hite të shumta që ndër vite kanë bërë bujë. /Telegrafi/



















































