VIDEO/ Roma trondit ‘Djajtë e Kuq’ në ‘Old Trafford’, dy gola për 17 minuta

VIDEO/ Roma trondit ‘Djajtë e Kuq’ në ‘Old Trafford’, dy gola për 17 minuta

21:24, 03/11/2026

Roma ka nisur në mënyrë fantastike transfertën në “Old Trafford”, duke shënuar dy herë brenda 17 minutave të para ndaj Manchester United.

Verdhekuqtë kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të Matias Soule. Sulmuesi argjentinas përfitoi nga një pasim i shkëlqyer në thellësi nga Rodrigo Mora dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës për rezultatin 0-1.

Man. United Roma 0-1

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Roma dyfishoi shifrat. Pas një prekjeje të topit me dorë në zonë nga Ayden Heaven, arbitri akordoi penallti për miqtë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Donyell Malen, i cili mposhti portierin Senne Lammens dhe çoi rezultatin në 0-2.

Man. United Roma 0-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco