• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

by Lajm Lajm
November 3, 2026
in Aktualitet, Kryesore
INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

E financuar me rreth 670 mijë euro nga fondet publike dhe programi IPARD II, fabrika INCA në Lezhë prej gjashtë vitesh është në qendër të ankesave të banorëve për aromat e rënda dhe ndotjen e mjedisit.

Në nëntor 2024, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konstatoi tejkalime të normave të lejuara në shkarkimet e ujërave dhe vendosi pezullimin e aktivitetit të shkarkimit, si dhe një gjobë prej 1 milion lekësh. Por banorët pretendojnë se fabrika vijon punën dhe se situata nuk ka ndryshuar.

Prej gjashtë vitesh, banorët e lagjes Skënderbeg në Lezhë jetojnë mes aromave të padurueshme, ndotjes dhe frikës për shëndetin e tyre. Shkak, sipas tyre, është bërë fabrika INCA, e cila ushtron aktivitetin në zonë dhe merret me riciklimin e mbetjeve me origjinë shtazore.

Aromat e rënda që përhapen në ajër janë kthyer në pjesë të përditshmërisë së banorëve. Disa prej tyre thonë se nuk mund të qëndrojnë më në shtëpitë e tyre dhe se kanë menduar edhe shitjen e pronave për t’u larguar nga zona. Përveç ndotjes së ajrit, ata ngrenë shqetësimin për shkarkimin e ujërave të ndotura në lumin Drin.

Por kjo fabrikë nuk është një investim i zakonshëm privat. Ajo është mbështetur me fonde publike dhe nga programi i Bashkimit Europian IPARD II, duke përfituar rreth 135 milionë lekë, ose afro 670 mijë euro.

Fabrika u inaugurua më 20 shkurt 2020, në prani të ministrit të atëhershëm të Bujqësisë, Blendi Çuçi. Një investim që në atë kohë u prezantua si një projekt zhvillimi, por që për banorët e lagjes Skënderbeg është kthyer në një burim të vazhdueshëm shqetësimi.

Prej vitesh, qytetarët kanë protestuar dhe kanë trokitur në dyert e institucioneve, duke kërkuar zhvendosjen e aktivitetit. Ata thonë se që në fillim nuk kanë qenë dakord me ndërtimin e fabrikës dhe se kanë mbledhur rreth 2 mijë firma në një peticion kundër funksionimit të saj në këtë zonë.

Inspektimi i vitit 2024, pezullim dhe gjobë 1 milion lekë

Ankesat e vazhdueshme të banorëve sollën edhe ndërhyrjen e institucioneve mjedisore. Në nëntor të vitit 2024, Agjencia Kombëtare e Mjedisit kreu një inspektim në fabrikën INCA, ku, sipas dokumentacionit të siguruar nga Fiks Fare, u konstatuan tejkalime të normave të lejuara në shkarkimet e ujërave.

Për këto shkelje, ndaj kompanisë u vendos një masë administrative prej 1 milion lekësh të reja, si dhe pezullimi i aktivitetit të shkarkimit të ujërave.

Por çfarë ndodhi pas këtij vendimi? A u ndal realisht ndotja? A u përmirësua sistemi i trajtimit të ujërave? Dhe mbi të gjitha, a u zbatua vendimi i institucioneve?

Pamjet e siguruara nga banorët dhe ato të filmuara nga kamera e Fiks Fare ngrenë pikëpyetje serioze mbi situatën në terren. Në to shfaqen impiantet në punë dhe një tub përmes të cilit dyshohet se shkarkohen ujëra në lumin Drin. Banorët pretendojnë se aktiviteti nuk është ndërprerë dhe se ndotja vijon.

Për të verifikuar situatën dhe për të marrë informacion mbi kontrollin e aktivitetit të fabrikës, Fiks Fare iu drejtua së bashku me banorët Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë.

Por në orarin zyrtar, në zyrat e institucionit nuk u gjetën punonjës dhe as drejtuesja e tij. Një situatë që shton pikëpyetjet mbi mënyrën se si institucionet monitorojnë një aktivitet për të cilin qytetarët kanë ngritur prej vitesh shqetësime.

Banorët përsëritën kërkesën e tyre për zhvendosjen e fabrikës, duke këmbëngulur se nuk duan të jetojnë më nën aromat e rënda dhe frikën e ndotjes.

Fiks Fare iu drejtua edhe administratorit të fabrikës INCA, Alban Zusi, i cili ka mbajtur më herët postin e zëvendësministrit të Bujqësisë.

Gjatë takimit, Zusi tregoi disa prej vaskave dhe ambienteve të impiantit, duke pretenduar se aty kishte ujë të pastër. Ai mohoi që tubi i filmuar nga banorët të ishte i kompanisë së tij dhe nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, duke kërkuar që ato t’i dërgoheshin me shkrim.

Madje, gjatë komunikimit, ai kërkoi largimin e ekipit të Fiks Fare nga zyra, duke paralajmëruar se do të thërriste policinë. Ndërkohë djali I tij shtyu operatorin e emiisonit investigative dhe I ndaloi filmimin, kështu gazetarja dokumentoi bisedën me ta me telefonin e saj.

Gazetarët kontaktuan edhe ish-ministrin e Bujqësisë, Blendi Çuçi, i cili sqaroi se nuk kishte marrë pjesë në inaugurimin e fabrikës, por kishte qenë në një vizitë në ambientet e saj. Ai pranoi se ishte në dijeni të problemeve të fabrikës.

Ndërkohë, për shkak të mungesës së përgjigjeve konkrete, Fiks Fare i dërgoi Alban Zusit edhe një kërkesë zyrtare me shkrim, për të marrë sqarime mbi aktivitetin e kompanisë dhe masat e marra pas konstatimeve të institucioneve.

Fiks Fare iu drejtua gjithashtu Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me një sërë pyetjesh konkrete: Si e ka marrë fabrikën INCA lejen mjedisore? Çfarë masash ka marrë kompania pas pezullimit të shkarkimeve? A janë kryer matje gjatë kohës që impianti ka qenë në punë? Dhe a është i parashikuar në projektin teknik dhe në lejen mjedisore tubi i shkarkimit të filmuar nga banorët?

Ky institucion ishte i qartë, kur thotë se vazhdon të jetë në fuqi masa ndaj kompanisë dhe se kjo e fundit nuk ka vënë në dispozicion të institucionit asnjë dokument për përmirësimin apo masat e ndërmarra.

Në përgjigjen e dërguar, Alban Zusi ka përcjellë një dokument prej rreth 10 faqesh, ku renditen kryesisht vlerësime dhe të dhëna për kompaninë, por vetëm pak rreshta i kushtohen shqetësimeve konkrete të ngritura nga Fiks Fare.

Në vend që të jepte sqarime të drejtpërdrejta për konstatimet e institucioneve dhe pretendimet e banorëve, përgjigjja e tij fokusohet në vlerësimet dhe arritjet që, sipas kompanisë, ka marrë ndër vite. Zusi pretendon se Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka marrë një masë të jashtligjshme ndaj kompanisë së tij dhe se fabrika e tij nuk ndot.

Një fabrikë e financuar me para publike, një vendim institucional për pezullimin e shkarkimeve dhe një komunitet që kërkon të jetojë në një mjedis të pastër. Përballë këtyre fakteve, mbetet për t’u parë nëse institucionet do të ndërhyjnë për të garantuar zbatimin e ligjit apo banorët e Lezhës do të vazhdojnë të jetojnë nën hijen e ndotjes./TCH

Previous Post

“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

November 3, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

November 3, 2026
“Veliaj e Rama, të dy në luftë”, Marjana Koçeku: Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

“Veliaj e Rama, të dy në luftë”, Marjana Koçeku: Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

November 3, 2026
Studentët vijojnë protestën në Tiranë

Studentët vijojnë protestën në Tiranë

November 3, 2026
21-vjeçari shqiptar vrau nënën dhe u vetëdorëzua në polici/ Të afërmit: E rriti e vetme

21-vjeçari shqiptar vrau nënën dhe u vetëdorëzua në polici/ Të afërmit: E rriti e vetme

November 3, 2026
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

November 3, 2026
Protestat në Shqipëri nuk ndalen, Le Monde: Rama përgjigjet me gjoba dhe kufizime për tubimet

Protestat në Shqipëri nuk ndalen, Le Monde: Rama përgjigjet me gjoba dhe kufizime për tubimet

November 3, 2026
Studentit i vjen gjoba se protestoi, i riu: S’jam dakord, Rama n’burg!

Studentit i vjen gjoba se protestoi, i riu: S’jam dakord, Rama n’burg!

November 3, 2026
Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL