A ka lidhje Veliaj me protestën? Abilekaj: Ka njerëz të tij në shesh
Përplasjet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, si dhe ndikimi i tyre në protestat e zhvilluara në Tiranë, janë diskutuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Analisti Enton Abilekaj pretendoi se në protestë ka njerëz të lidhur me Veliajn.
Ai komentoi edhe deklaratat e Plarent Ndrecës për zgjedhjen mes kryebashkiakut dhe Partisë Socialiste.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: A ka lidhje Erion Veliaj me protestën?
Abilekaj: Ka njerëz të Veliajt në protestë. Njerëzit e Bashkisë janë në protestë. Është krijuar ideja që Veliaj është organizatori i protestës. Por çfarë ka ndodhur? Plarent Ndreca e tha sot, tha: “Unë e kam bërë zgjedhjen time mes Veliajt dhe PS-së para 20 ditësh”. Rama ia ka kërkuar Plarent Ndrecës, pra në ditën e dytë të protestës së studentëve. Që Veliaj po kërcënon pushtetin e Ramës, kjo është më se e qartë.
/vizionplus.tv




