Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

3 Nëntor 2026 | 22:16

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin, gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari, foli për zgjedhjet e mesmandatit dhe rëndësinë që ato kanë për presidentin Donald Trump.

Ajo theksoi se, pavarësisht se në këto zgjedhje nuk votohet drejtpërdrejt për Trump, vetë presidenti u ka kërkuar qytetarëve që ta konsiderojnë emrin e tij kur të votojnë. Për këtë arsye, zgjedhjet shihen edhe si një votëbesim ose mosbesim ndaj presidentit.

Gazetarja u ndal edhe te sondazhet, duke theksuar se analistët bëjnë thirrje për kujdes në interpretimin e tyre.

Cenkollari tha gjithashtu se Trump ka deklaruar se do ta pranojë rezultatin, nëse zgjedhjet do të jenë të drejta.

“Pavarësisht se sot nuk votohet për zotin Trump, ai vetë ka thënë: Kur të shkoni në qendrat e votimit, mendoni sikur emri im të jetë aty. Kjo sepse këto zgjedhje konsiderohen si një votëbesim ose mosbesim ndaj presidentit. Trump thotë se këto zgjedhje do të shkojnë më mirë nga sa parashikojnë ekspertët apo edhe mbështetësit e tij. Analistët këmbëngulin se duhet të tregohet kujdes me sondazhet, pasi në epokën Trump është shumë e vështirë t’u besohet atyre. Këtu i referohemi edhe zgjedhjeve të fundit presidenciale, kur sondazhet e nxirrnin Trump humbës përballë Harris. Zoti Trump ka deklaruar se do ta pranojë rezultatin, nëse zgjedhjet do të jenë të drejta. Një tjetër deklaratë e tij, që lidhet me mundësinë e humbjes së kontrollit të Kongresit, është se do të kthehet në ‘zotin e vetos’. Ai është shprehur se projektligjet që do t’i paraqiten nga Kongresi për t’u kthyer në ligje, do t’i refuzojë, për të bërë të mundur hapjen e një procesi negociatash që do t’i mundësonte atij dhe republikanëve të arrinin në pikën që dëshironin”, tha gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Tre astronautë amerikanë të NASA-s kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA duke hedhur votat e tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor...
21:56 | 03/11/2026

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Nëse demokratët fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, të Senatit ose të të dyjave, kjo do të ndryshonte ndjeshëm balancën e pushtetit në Uashington gjatë...
21:35 | 03/11/2026

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Edhe pse Elon Musk është larguar nga një rol publik në administratën e Donald Trumpit, ai vazhdon të ketë ndikim në politikën amerikane përmes financimit...
21:26 | 03/11/2026