Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertën ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë fund serisë prej nëntë ndeshjesh pa humbje të skuadrës së Diego Simeones. Bavarezët u treguan më efikasë në pjesën e dytë, duke siguruar tri pikë në “Metropolitano”.
Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të gjenin rrugën drejt rrjetës. Harry Kane dhe Lennart Karl provuan për Bayern, ndërsa Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth patën mundësitë e tyre për vendasit.
Zhbllokimi erdhi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 46-të, talenti 18-vjeçar Lennart Karl përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Atletico Madridit dhe me një goditje të shkëlqyer mposhti Jan Oblak. Me këtë gol, Karl u bë futbollisti i katërt më i ri në histori që arrin kuotën e pesë golave në Champions League.
Goli i dytë erdhi në minutën e 75-të, kur Konrad Laimer përfitoi nga një pasim i bukur i Harry Kane dhe me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 2-0.
Atletico tentoi të reagonte, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin. Kjo ishte fitorja e parë në histori për Bayern Munich në transfertë ndaj skuadrës madrilene.
Me këtë sukses, bavarezët vazhdojnë serinë pozitive, duke regjistruar ndeshjen e 15-të radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet. Në krahun tjetër, Atletico ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e para në këtë edicion të Champions League.
© SYRI.net
Manchester United përmbys Romën në ‘Old Trafford’, verdhekuqtë shpërdorojnë avantazhin e dy golave
VIDEO/ Interi shkatërron Feyenoordin në Roterdam, fitore bindëse për zikaltrit
VIDEO/ Barcelona mposht thellë Aston Villën, Raphinha spikat me dy golaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: