Demokratët kanë në projeksion Kongresit sipas sondazheve dhe parashikimeve, teksa amerikanët votojnë.
Burime pranë Presidentit Donald Trump thanë se ai, herë pas here, është dukur shpresëplotë se sondazhet e mesit të mandatit ishin të gabuara dhe se partia e tij do të jetë më e suksesshme nga sa sugjerojnë ato.
Megjithatë, ai gjithashtu ka pranuar privatisht se partia e tij mund të përballet me skenarin më të keq, thanë burimet, informon CNN.
Demokratët e lartë të Dhomës së Përfaqësuesve janë optimistë se do të fitojnë një shumicë të sigurt në Dhomën e Përfaqësuesve sonte. Demokratëve u duhet një fitim neto prej tre vendesh për të kapur Dhomën e Përfaqësuesve dhe katër vende në Senat.
Vendet e para të votimit do të mbyllen në orën 6 pasdite sipas orës amerikane (gati mesnatë me atë evropiane).


Makineritë e votimit nuk kanë qenë në gjendje të skanojnë deri në 250,000 fletë votimi në Qarkun Westchester, Nju Jork, për shkak të një “gabimi të printerit” dhe fletët e votimit do të numërohen pasi të mbyllen qendrat e votimit në orën 9 të mbrëmjes.











