E martë, 3 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do të bashkohet opozita? Lapaj: Egot të lihen mënjanë, vendi ka nevojë për zgjidhje

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për mundësinë e bashkimit të opozitës dhe qëndrimin e tij ndaj protestës.

 I pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Lapaj tha se në këtë moment partitë duhet të lënë mënjanë egot dhe të fokusohen te zgjidhjet për vendin.

Ai theksoi se një nga hapat kryesorë është dakordësimi për një draft të ri të Kodit Zgjedhor.

Ndërsa për marrëdhënien me protestuesit, Lapaj u shpreh se ajo ka qenë korrekte, por shtoi se nuk merr pjesë çdo ditë në protestë.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Si sillen protestuesit me ju?

Lapaj: Marrëdhënia ka qenë korrekte. Nuk shkoj çdo ditë. Po merremi edhe me referendumin. E gjithë kjo energji duhet të shkojë për ligjin elektoral. Se dy vota të Ramës vlejnë më shumë se katër vota të dikujt tjetër. Duhet absolutisht të dakordësohemi të gjitha grupimet për një draft të Kodit Zgjedhor.

Rakipi: A mund të bashkohet opozita?

Lapaj: Ajo që unë besoj fort është se, në momentin ku ndodhet Shqipëria, egot duhet të lihen mënjanë. Vendi ka nevojë për zgjidhje sot. Përtej partive, më shumë vlen Shqipëria. Partitë janë instrumente në funksion të atdheut. Paradhoma e gjithë ndryshimit është Kodi Zgjedhor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.