Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

4 Nëntor 2026 | 00:27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se është i gatshëm të dërgojë forca federale në qytetet e drejtuara nga demokratët, edhe pa miratimin e autoriteteve lokale, nëse e konsideron të nevojshme. Deklarata u bë gjatë një interviste në emisionin “The Dan Bongino Show”, ku Trump u pyet për mundësinë e rikthimit të asaj që u përshkrua si “gjakderdhje në qytetet blu”.

I pyetur nëse do të ndërhynte në qytetet liberale edhe në rast se kryetarët e bashkive nuk do të bashkëpunonin me administratën e tij, Trump u përgjigj: “Do të vijë një moment kur do ta bëj këtë nëse do të më duhet”.

Gjatë intervistës telefonike, prezantuesi ngriti shqetësimin se zgjedhja e kandidatëve që ai i cilësoi si “demokratë socialistë”, si dhe mundësia e shkurtimeve të fondeve për policinë, mund të rikthenin situata të rënda në qytetet e drejtuara nga demokratët.

Trump pretendoi se ndërhyrjet e mëparshme në Memphis dhe New Orleans kishin dhënë rezultate pozitive, duke argumentuar se në të dyja rastet ishte kërkuar ndërhyrja nga guvernatorët.

“Duhet të të kërkojë guvernatori, kryetarët e bashkive”, deklaroi ai, duke shtuar se në këto qytete administrata e tij kishte bërë një punë të shkëlqyer.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu Uashingtonin si shembull të rezultateve të pretenduara në luftën kundër kriminalitetit, duke deklaruar: “Ne praktikisht nuk kemi krim në Uashington. Uashingtoni DC është një vend i sigurt”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Kompania teknologjike Apple ka paralajmëruar për rreziqet që paraqesin agjentët e inteligjencës artificiale, duke theksuar se ata mund të hyjnë në sistemet kompjuterike ose të...
00:11 | 04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Ndërsa procesi i votimit në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet fundit në disa shtete, janë raportuar probleme në një pjesë...
00:03 | 04/11/2026

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët vendosin për shumicën në Kongres dhe Senat

Amerikanët iu drejtuan të martën kutive të votimit për zgjedhjet e mesmandatit, një proces i rëndësishëm elektoral që do të përcaktojë përbërjen e Kongresit amerikan...
23:54 | 03/11/2026