“Ky person më vodhi çantën dhe më pas përdori kartën time bankare për të blerë në market”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2026, 00:48

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e çantës së saj, më 2 nëntor 2026, teksa ndodhej në një kafene pranë xhamisë, në qendër të Tiranës. Brenda çantës ndodhej edhe karta e saj bankare.

Pak kohë më vonë, ajo ka marrë një njoftim në telefon për një transaksion të kryer me kartën e saj në një market. Qytetarja ka kontaktuar menjëherë me biznesin, i cili i ka vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë. Në video shfaqet personi që përdor kartën bankare për të kryer blerjen.

Denoncuesja ia ka përcjellë pamjet redaksisë sonë, me shpresën se publikimi i tyre do të ndihmojë në identifikimin e personit përgjegjës.

Ajo kërkon të rikuperojë çantën dhe sendet personale, ndërsa u bën thirrje të gjithë atyre që e njohin personin në video ose kanë informacion për të, ta kontaktojnë privatisht.

JOQ Albania publikon pamjet në interes të identifikimit të personit dhe rikthimit të sendeve të vjedhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit