Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore
Ekonomia dhe gjendja e demokracisë janë shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë, sipas të dhënave të para të një sondazhi të gjerë të realizuar nga kompania SSRS.
Pothuajse dy të tretat e të anketuarve thonë se politikat e presidentit Donald Trump i kanë përkeqësuar kushtet ekonomike në SHBA, raporton BBC.
Sondazhi, për të cilin janë intervistuar dhjetëra mijëra votues në të gjithë vendin, tregon se shumica kanë një vlerësim negativ për gjendjen e ekonomisë.
Më shumë se katër në dhjetë të anketuar thonë se familja e tyre është në një gjendje ekonomike më të keqe sesa dy vjet më parë. Ndërkohë, gjashtë në dhjetë shprehen «shumë të shqetësuar» për çmimet e benzinës dhe të ushqimeve.
Po gjashtë në dhjetë ia atribuojnë rritjen e çmimeve më shumë politikave të Trumpit sesa faktorëve të jashtëm.
Veprimet ushtarake kundër Iranit janë gjithashtu një nga çështjet që kanë ndikuar në zgjedhjen e votuesve. Gjashtë në dhjetë të anketuar mendojnë se SHBA-ja mori «vendimin e gabuar» duke ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit. Në një pyetje të veçantë, tre të katërtat e cilësojnë konfliktin si një «faktor vendimtar ose të rëndësishëm» për votën e tyre në zgjedhjet për Kongresin.
Gjithashtu, 90% e të anketuarve thonë se korrupsioni qeveritar ishte një faktor vendimtar ose i rëndësishëm në përcaktimin e votës së tyre.
Për emigracionin, gjashtë në dhjetë shprehen se nuk e miratojnë mënyrën se si Agjencia e Zbatimit të Ligjeve të Emigracionit dhe Doganave, ICE, po e kryen detyrën.
Megjithatë, shumica e të anketuarve shprehin besim se zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe se votat po numërohen me saktësi.
Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin
Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme
- 02:24 Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin
- 02:07 Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus
- 01:08 Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme
- 00:58 Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve
- 00:54 LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët vendosin për shumicën në Kongres dhe Senat
- 00:41 Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky