Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshjet e Championsit

Champions

Manchester Unitedi i ka dhënë fund serisë prej nëntë ndeshjeve pa fitore

35 min. më parë / 3 nën 2026 22:59
Cunha

Photo: Associated Press

Unitedi fitoi 3:2 ndaj Romës të martën në “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Championsit. Fitorja ishte skajshmërisht dramatike.

Skuadra italiane shënoi dy gola të hershëm. Matias Soule realizoi për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa Donyell Malen realizoi penallti në minutën e 17-të. Pas golit të dytë të italianëve, tifozët e Unitedit protestuan duke hedhur topa të tenisit në fushë.

Megjithatë Unitedi u kthye në pjesën e dytë. Bruno Fernandes shënoi për 2:1 në minutën e 58-të. Ai konkretizoi penallti.

Për 2:2 shënoi Matheus Cunha në minutën e 83-të. I njëjti lojtar shënoi për 3:2 në minutën e 86-të, ndërsa u përjashtua në minutën e 91-të.

Unitedi e shënoi fitoren e dytë dhe tani mban vendin e 17-të me gjashtë pikë. Roma është e 19-ta me katër pikë. 

Ndërkohë Interi fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Feyenoordit.

LASK-u fitoi 4:0 ndaj Slovan Bratislavës, kurse Bodo/Glimt e Lille luajtën pa gola.
 

Barcelona bindëse ndaj Aston Villas

38 min. më parë / 3 nën 2026 22:55
Barcelona

Photo: Associated Press

Barcelona duket se ka lënë prapa humbjet nga PSG-ja dhe Real Madridi.

Të martën mbrëma në “Camp Nou”, Barça fitoi 3:0 ndaj Aston Villas,  në kuadër të xhiros së katërt të Championsit.

Lamine Yamal e shënoi golin e parë në minutën e shtatë. Në pjesën e dytë realizoi Raphinha. 

Ai fillimisht shënoi me asistim të Ferminit e më pas edhe me asistim të Joao Cancelos.

Me fitore Barcelona doli në vendin e dytë me nëntë pikë. Nëntë pika i ka edhe Villa, që pësoi humbjen e parë. Renditet e treta.

Parisi i pamëshirshëm, gjashtë gola në portën e Villarrealit

40 min. më parë / 3 nën 2026 22:54
PSG

Photo: Associated Press

Paris Saint-Germaini vazhdon të dominojë plotësisht në Champions. Parisienët e fituan 6:0 ndeshjen e xhiros së katërt.

PSG-ja fitoi në udhëtim ndaj Villarrealit, ndërsa katër golat e parë i shënoi deri në minutën e 17-të, që është rekord për Champions. Joao Neves, Desire Doue, Senny Mayulu, Fabian Ruiz dhe David Boly ishin realizator. Ruiz i shënoi dy gola.

PSG-ja është në vendin e parë me 12 pikë. Ka shënuar plot 20 gola, derisa ka pranuar pesë.

Fitore e rëndësishme e Bayernit në Madrid

41 min. më parë / 3 nën 2026 22:53
BAYERN

Photo: Associated Press

Bayernit i ka takuar ndeshja kryesore e së martës në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të xhiros së katërt, gjiganti bavarez fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Atletico Madridit.
Ndeshja në “Metropolitano” u vendos në pjesën e dytë, ndonëse kampioni gjerman dominoi edhe në të partën.

Lennart Karl e shënoi golin e parë në minutën e 54-t, pas një gabimi në mbrojtjen madrilene.
Në minutën e 74-t, Harry Kane asistoi për Konrad Laimer që shënoi për 2:0.

Bayerni e shënoi fitoren e dytë, ndërsa i ka edhe dy barazime. Atletico Madridi e pësoi humbjen e dytë. Mbetet me katër pikë.

Unitedi me rikthim dramatik

48 min. më parë / 3 nën 2026 22:46
Man Utd

Manchester Unitedi ka bërë rikthim të madh në ndeshjen ndaj Romës. Për 3:2 realizoi Matheus Cunha në minutën e 86-të.

Cunha vetëm tre minuta më herët barazoi në 2:2.

GOLI


Barazon Unitedi

Manchester Unitedi ka barazuar në 2:2 rezultatin e ndeshjes ndaj Romës.
Matheus Cunha shënoi në minutën e 83-të.

Goli

Bayerni drejt fitores në Madrid

59 min. më parë / 3 nën 2026 22:34
Konrad Laimer

Bayerni ka realizuar për 2:0 në ndeshjen ndaj Atleticos në Madrid. 

Konrad Laimer shënoi në minutën e 74-t me goditje të fortë, pas asistimit të Harry Kane.

Barça bindëse ndaj Villas, Raphinha shënon sërish

1 o. më parë / 3 nën 2026 22:27
Raphinha

Barcelona po fiton thellë ndaj Aston Villas, 3:0.

Raphinha shënoi golin e tretë për Barçën në minutën e 65-të.

VIDEO:

Manchester Unitedi shënon golin e parë, a mund të kthehet?

1 o. më parë / 3 nën 2026 22:21
Bruno Fernandes

Manchester Unitedi ka bërë hapin e parë drejt kthimit në lojë në ndeshjen ndaj Romës.

Në 2:1 rezultatin e ngushtoi Bruno Fernandes me golin nga penalltia në minutën e 58-të.

Barcelona shënon golin e dytë

1 o. më parë / 3 nën 2026 22:16
Raphinha

Barcelona ka realizuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Aston Villas.

Raphinha shënoi për 2:0 në minutën e 52-të.

VIDEO:

Bayerni në epërsi në Madrid

1 o. më parë / 3 nën 2026 22:15
Lennart Karl

Bayerni ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”.

Pas një gabimi në mbrojtjen madrilene, Lennart Karl shënoi në minutën e 54-t.

VIDEO:

Roma po fiton në “Old Trafford” ndaj Unitedit

1 o. më parë / 3 nën 2026 21:49
Roma

Roma e ka mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Manchester Unitedit.

Ndeshja United – Roma po luhet në “Old Trafford” dhe i takon xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Dy golat italianët i shënuan brenda 17 minutave.

Për golin e parë u përkujdes Matias Soule.

Ai realizoi golin për 1:0 në minutën e 11-të me asistim të Rodrigo Moras.

Donyell Malen e shënoi golin e dytë për Romën.

Malen e shënoi golin për 2:0 nga penalltia në minutën e 17-të.

Barcelona shkon në pushim me golin e Yamalit

1 o. më parë / 3 nën 2026 21:49
Lamine Yamal

Lamine Yamal e ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Barcelona – Aston Villa.

Golin për 1:0, superylli spanjoll e realizoi në minutën e shtatë.

Ndeshja po luhet në “Camp Nou” dhe i takon xhiros së katërt të Championsit.

Pjesa e parë e ndeshjes PSG – Villarreal përfundoi 4:0 në të mirë të francezëve.

S’jep gola pjesa e parë e derbit Atletico Madrid – Bayern

1 o. më parë / 3 nën 2026 21:47
Atletico

Nuk është shënuar asnjë gol gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes Atletico Madrid – Bayern.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Metropolitano” në Madrid dhe i takon xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, pa gola përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Bodo/Glimt – Lille.

Interit i takoi pjesa e parë kundër Feyenordit. Skuadra italiane e mbylli pjesën e parë me epërsi 2:0.

Parisi i frikshëm, katër gola për tetë minuta

1 o. më parë / 3 nën 2026 21:36
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germaini po vazhdon me paraqitje impresive në Champions.

Tashmë po udhëheq 4:0 në udhëtim ndaj Villarrealit.

Madje të katër golat i shënoi brenda tetë minutave, përkatësisht nga minuta e nëntë deri në minutën e 17-të.

Joao Neves, Desire Doue, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz realizuan për parisienët. Skuadra e Luis Enrique është pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, që janë të lënduar.

Në fakt PSG-ja ka vendosur rekord duke shënuar katër gola në 17 minutat e parë në një ndeshje të Championsit. Rekordi i mëparshëm ishte 20 minuta, i vendosur nga Real Madridi në fitoren 6:2 në shtëpi kundër Dinamo Zagrebit, në nëntor të vitit 2011.

Roma shënon tjetër gol ndaj Unitedit

2 o. më parë / 3 nën 2026 21:22
Donyell Malen

Donyell Malen e ka shënuar golin e dytë për Romën kundër Manchester Unitedit.

Malen e shënoi golin nga penalltia në minutën e 17-të.

Roma po fiton 2:0 ndaj Unitedit në “Old Trafford”.

VIDEO:

Roma në epërsi ndaj Unitedit

2 o. më parë / 3 nën 2026 21:15
Roma

Roma ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Manchester Unitedit.

Matias Soule e shënoi golin e epërsisë për klubin italian.

Ai realizoi golin për 1:0 në minutën e 11-të me asistim të Rodrigo Moras.

Ndeshja po luhet në “Old Trafford”.

VIDEO:

Yamal kalon Barcelonën në epërsi

2 o. më parë / 3 nën 2026 21:12
Lamine Yamal

Superylli spanjoll, Lamine Yamal, e ka shënuar golin e epërsisë 1:0 për skuadrën e Barcelonës kundër Aton Villas. 

Ai e realizoi golin e epërsisë në minutën e 8-të. 

Ndeshja po luhet në “Camp Nou”.

VIDEO: