Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zhvillohet në SHBA votimi që do të formësojë pjesën tjetër të presidencës së Trumpit

Zgjedhjet SHBA

Foto: Associated Press

Qytetarët në një pjesë të madhe të shteteve të SHBA-së kanë filluar tashmë të hedhin votat e tyre për zgjedhjet e mesmandatit, duke iu bashkuar miliona të tjerëve që e kanë bërë këtë para ditës së zgjedhjeve. 

Të dhënat për votimin e hershëm, të mbledhura para ditës së martë, ofruan një pasqyrë të pjesëmarrjes së votuesve në krahasim me ciklet e mëparshme zgjedhore.

Vendet e para të votimit pritet të mbyllen në orën 18:00 sipas kohës lindore të SHBA-së.

Demokratëve u nevojiten tri ulëse për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe katër ulëse për të fituar shumicën në Senat. Ata po hyjnë në ditën e zgjedhjeve me një epërsi prej nëntë pikësh në pyetjen e përgjithshme për preferencat e votuesve në zgjedhjet për Kongres, sipas përmbledhjes së sondazheve të CNN-it. 

Strategjia e republikanëve për ridizenjimin e kufijve zgjedhorë do të vihet në provë, ndërsa partia po përpiqet të mbrojë ulëset në Senat në shtetet ku republikanët kanë mbështetje të fortë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se rreth 1.000 vëzhgues zgjedhorë janë vendosur në të 50 shtetet, ndërsa një urdhër i gjerë emergjent, që ndalon shumë nga veprimet e ashpra të Departamentit të Drejtësisë ndaj zyrtarëve zgjedhorë, vazhdon të jetë në fuqi pasi u rikthye nga një gjykatë apeli.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja mban sot zgjedhjet që përcaktojnë kapitullin përmbyllës të Trumpit

Me dy vjet të mbetura nga presidenca e tij, Donald Trumpi, i cili ka dominuar politikën...