Senatorja republikane Susan Collins ka humbur zgjedhjet për Senatin amerikan në shtetin e Maine, duke i dhënë fund karrierës së saj gati 30-vjeçare në këtë institucion.

Collins, e cila ishte pjesë e Senatit që nga viti 1997, u mposht nga kandidati demokrat Troy Jackson, në një nga fitoret e rëndësishme të demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit.


Gjatë fushatës, Jackson e kritikoi vazhdimisht senatorën për mbështetjen ndaj presidentit Donald Trump, ndërsa e paraqiti atë si pjesë të politikës që nuk po u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve, shkruan skynews.

Nga ana tjetër, Collins u përpoq të distancohej nga Trumpi, duke theksuar se kishte kundërshtuar disa prej propozimeve të tij dhe se kishte bashkëpunuar me të dyja partitë.

Jackson, ish-senator në parlamentin e shtetit të Maine, zhvilloi një fushatë të shkurtër prej vetëm 101 ditësh, pasi kandidati i mëparshëm demokrat u tërhoq nga gara.

Ai mbështet politika progresiste, përfshirë sigurimin shëndetësor universal, dhe gjatë fushatës mori mbështetjen e figurave të njohura të krahut progresist të Partisë Demokratike.

Humbja e Collinsit përbën një goditje për republikanët, pasi ajo konsiderohej një nga figurat më të qëndrueshme të partisë në Senat. /Telegrafi/