Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të fortë ushtarake.
Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Uashingtoni duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm ndaj Teheranit, duke përmendur edhe mundësinë e një “goditjeje të rëndë”.
“Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar Iranit.
Gjatë intervistës, Trump foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, duke pranuar se rritja e çmimeve të benzinës ndikoi negativisht te republikanët. Sipas tij, votuesit nuk e mirëpritën faktin që u duhej të paguanin më shumë për karburantin.
Megjithatë, presidenti nuk i konsideroi humbjet e republikanëve si një goditje ndaj presidencës së tij, pavarësisht parashikimeve për humbjen e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit.
Ai përgëzoi demokratët për rezultatin, duke deklaruar se ata e kishin kërkuar prej shumë vitesh një fitore të tillë dhe më në fund ia kishin dalë.
Në përfundim, Trump mbrojti bilancin e administratës së tij gjatë dy viteve të fundit, duke veçuar ekonominë dhe sigurinë në kufirin jugor si dy prej arritjeve kryesore të presidencës së tij
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
- 07:20 James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh
- 07:13 Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!
- 06:45 Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
- 06:36 Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin
- 06:35 Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve
- 02:38 Senati amerikan, demokratët kryesojnë në shtatë gara kyçe