Partia Republikane e presidentit Trump pësoi disfatë në zgjedhjet e mesmandatit, duke humbur kontrollin në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Aktualisht, republikanët kontrollojnë të dyja dhomat me shumicën e votave, një rezultat që ishte parashikuar edhe nga sondazhet paraprake. Trump humbi edhe bastione si Teksasi, Kansasi e Ohajo, ku për herë të fundit një demokrat kishte fituar 100 vjet më parë
Në Teksas, James Talarico mposhti republikanin Ken Paxton, duke i siguruar partisë së tij vendin e parë në Senat nga ky shtet pas më shumë se 30 vitesh. Në Iowa, Josh Turek fitoi ndaj republikanes Ashley Hinson. Në Karolinën e Jugut triumfoi demokratja Annie Andrews. Ndërkaq, demokrati Adam Hamilton fitoi ulësen senatoriale në Kansas, një shtet që kishte zgjedhur republikanë në Senat për më shumë se 90 vjet.
Humbja e shumicës në Senat përbën një goditje të rëndë politike dhe personale për Donald Trump. Presidemti amerikan ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit.
Megjithatë, ai ka nxituar të distancohet nga përgjegjësia për humbjen e republikanëve, duke pretenduar se rezultati nuk përbën një goditje personale ndaj tij.
“Jam absolutisht i përgatitur t’i pranoj këto rezultate”, deklaroi Trump në një intervistë për gazetën New York Times, duke shtuar se administrata e tij është e gatshme të bashkëpunojë me demokratët.
“Ne mezi presim të punojmë me ta. Ndoshta do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, u shpreh presidenti amerikan.
Nga ana tjetër ai theksoi se në qoftë se emri i tij do të kishte qenë në fletën e votimit do të kishin votuar.
Ndryshimi në kontrollin e Kongresit përfundon një vorbull të 22 muajve të fundit. Ai paraqiti Trumpin që erdhi në detyrë si një 'top shkatërrues' që përpiu pushtetin ekzekutiv me miratimin e Kongresit të kontrolluar nga republikanët dhe shumë institucioneve.
Vetëm dy herë në 50 vitet e fundit, kontrolli i të dy dhomave ka ndryshuar në të njëjtin cikël. Fajtorët kryesorë duket se janë inflacioni, tarifat e Trump, lufta me Iranin dhe shqetësimi i votuesve në lidhje me sjelljen dhe pasurimin personal të Trump.
Sondazhi i votuesve i CNN tregon aktualisht se më shumë se 6 në 10 votues nuk e miratojnë Trumpin dhe më shumë se shumica e tyre e kundërshtojnë fuqimisht. Dy të tretat thanë se ai e kishte përkeqësuar ekonominë me politikat e tij.
Fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve ishte kryesisht e pritshme, duke qenë se atyre u nevojiteshin vetëm tre vende për ta arritur këtë, dhe partia e presidentit tenton të humbasë vende në zgjedhjet e mesit të mandatit.
Por aftësia e demokratëve për të përmbysur Senatin i jep kulmin një zgjedhjeje të jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë, atyre iu desh të fitonin disa vende që Trump i kishte fituar në vitin 2024 me diferencë dyshifrore.
Për çfarë votuan amerikanët dhe pse kanë rëndësi këto zgjedhje?
Amerikanët nuk votuan për presidentin, pasi Donald Trump është në mandatin e tij të dytë, por për përbërjen e re të Kongresit, parlamentit amerikan që përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
Në këto zgjedhje ishin në garë të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, ku mandati zgjat dy vjet, si dhe 35 vende në Senat, ku senatorët zgjidhen për gjashtë vjet. Ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve, Senati rinovohet pjesërisht çdo dy vjet.
Për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nevojiten 218 vende, ndërsa në Senat 51. Aktualisht, republikanët kontrollojnë të dyja dhomat, me 219 deputetë dhe 53 senatorë, kundrejt 214 deputetëve demokratë dhe 45 senatorëve demokratë, si dhe dy të pavarurve.
Lajm në përditësim…

Foto: Chris Pappas
Demokrati Chris Pappas është shpallur fitues i garës për Senatin në shtetin e New Hampshire, duke shënuar një moment historik në politikën amerikane.
Me marrjen e detyrës në janar, Pappas do të bëhet burri i parë gay i deklaruar hapur që zgjidhet në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Duke iu drejtuar mbështetësve pas fitores, Pappas deklaroi se është “gati të luftojë” për qytetarët e shtetit të tij.

Foto: Donald Trump
Presidenti Donald Trump ka thënë se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të së martës, duke i dhënë fund pyetjeve nëse ai mund ta kundërshtojë rezultatin - të paktën për momentin.
“Jam absolutisht i gatshëm t’i pranoj këto rezultate”, tha Trump për New York Times, duke shtuar se mezi priste të punonte me demokratët.
Por qasja e tij mund të ndryshojë lehtësisht.
Ja çfarë ka thënë presidenti amerikan për rezultatet e zgjedhjeve deri më tani:
Humbjet republikane: Trump tha se nuk i sheh humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e mesit të mandatit si një qortim ndaj presidencës së tij, duke i thënë Fox News, "Nuk e shoh si një goditje ndaj meje".
Ai vazhdoi: "Kemi pasur dy vitet më të mira në historinë e presidencës për sa i përket ekonomisë, për sa i përket të gjitha gjërave që kemi bërë".
Fitorja e demokratëve: Kur u pyet për mesazhin e tij drejtuar popullit amerikan, presidenti përgëzoi palën kundërshtare.
“Epo, unë them këtë: Urime demokratëve”, tha ai. “Ata bënë një punë të mirë.”
Lufta në Iran: Trump tha se besonte që lufta në Iran ishte një “pjesë” e humbjeve të gjera për Partinë Republikane.
“Irani ishte një pjesë e saj”, tha ai në një intervistë telefonike me The Wall Street Journal.
Pse e mbështeti Paxton: Trump i tha Fox News se "nuk kishte zgjidhje tjetër" veçse të mbështeste Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton, në garën e Senatit të SHBA-së për shtetin. Komentet e tij erdhën pasi demokrati James Talarico parashikohej të mposhtte Paxton në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Çfarë vjen më pas: Duke parë përpara zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, Trump tha se Partia Republikane ka një “grup të mirë” kandidatësh, megjithëse shtoi se ishte “pak herët” për të përcaktuar se kush mund ta përbënte atë grup.
“Mendoj se kemi një grup të pabesueshëm talentesh. Nuk dua të flas për individë sepse është ende pak herët për ta bërë këtë”, tha Trump për Fox News.

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers. Me këtë rezultat, ai pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara.
“Michigan, ia dolëm!”, deklaroi ai gjatë fjalimit të fitores, ndërsa nuk la pa komentuar as zëvendëspresidentin amerikan, J.D. Vance.
Duke iu referuar ceremonisë së betimit që pritet të zhvillohet në janar, El-Sayed iu drejtua me ironi Vance, duke përdorur edhe një shprehje arabe.
“J.D., habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin se je i detyruar nga Kushtetuta të më votosh në janar”, u shpreh ai.
El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe në qarkun Wayne, mposhti ish-kongresmenin republikan Mike Rogers, i cili kishte mbështetjen e presidentit Donald Trump.
Ai shtoi se presidenti Trump, i cili e ka quajtur shpesh me emër të gabuar, tani “mund të më quajë senator”.
“Nuk jam politikan, jam mjek me një emër me 11 shkronja”, tha ai.
Fushata e demokratit u përqendrua kryesisht te kujdesi shëndetësor, ndërsa gjatë garës ai u përball edhe me kritika dhe sulme për besimin e tij mysliman, si dhe me polemika lidhur me qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Gaza.

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, duke u shprehur se populli amerikan duan politikë që bashkon njerëzit, jo që i ndan.
"Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që bashkon njerëzit, jo që i ndan, dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen.Këto rezultate u bënë të mundura vetëm sepse kandidatë të jashtëzakonshëm u paraqitën në çdo rajon të vendit, duke përfshirë zonat që dikur konsideroheshin të vështira për t'u fituar. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin një gamë perspektivash politike, por ata ishin të bashkuar nga vlera të përbashkëta, një besim në shërbimin publik dhe një angazhim për të vënë njerëzit e distrikteve dhe shteteve të tyre në radhë të parë", u shpreh ish-presidenti.
Ai e ktheu vëmendjen e tij te lëvizjet e ardhshme të demokratëve
"Ndërsa kjo administratë ka ende dy vjet të mbetura në detyrë, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë për ta bërë këtë, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen", tha ai.
Obama falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimine zgjedhjeve të qeta.
"Ne gjithashtu kemi një borxh mirënjohjeje për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë që ndihmuan në sigurimin e zgjedhjeve të qeta dhe kryen një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë", tha Obama.
Presidenti Trump tha se ishte "absolutisht i gatshëm" të pranonte rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe ishte i përgatitur të bashkëpunonte me demokratët.
"E dini, mezi presim të punojmë me ta", tha ai në një intervistë telefonike me The New York Times.
"Ndoshta do të gjejmë një zgjidhje"
Trump ia justifikoi humbjet e republikanëve faktin se ai nuk ishte në fletën e votimit dhe e quajti vendimin e tij për të shkuar në luftë me Iranin një "vendim shumë të mençur".
Ai tha se nuk kishte asnjë keqardhje që mbështeti kandidatë të tillë si senatorja Darline Graham, republikane e Karolinës së Jugut, dhe Ken Paxton, prokurori i përgjithshëm republikan i Teksasit, të cilët të dy humbën garën për në Senat.
Demokratët pritet të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, duke i dhënë fund shumicës republikane në këtë dhomë.
Sipas projeksioneve të Decision Desk HQ, rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të mesmandatit tregojnë se demokratët do të sigurojnë shumicën e nevojshme për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve.
Nëse ky projeksion konfirmohet, presidenti Donald Trump do të përballet me një Kongres të ndarë politikisht, nëse republikanët ruajnë Senatin, ose me kontroll demokrat të të dyja dhomave, nëse demokratët fitojnë edhe shumicën në Senat.
Marrja e Dhomës së Përfaqësuesve do t'u jepte demokratëve mundësinë të bllokonin një pjesë të agjendës legjislative të Trump dhe të ushtronin kontroll më të madh parlamentar ndaj administratës së tij.
.jpeg)
Demokratët kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke u marrë republikanëve një mandat në Senat.
Sipas projeksioneve të CNN dhe NBC, demokrati Roy Cooper ka fituar garën në Karolinën e Veriut, duke përmbysur kontrollin republikan mbi këtë mandat.
Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për betejën për kontrollin e Senatit. Demokratëve u duhen katër mandate shtesë për të siguruar shumicën dhe, pas fitores së Cooper, u mbeten edhe tri për të arritur këtë objektiv.
Gara për kontrollin e Senatit mbetet e hapur, ndërsa numërimi i votave vazhdon në shtetet e tjera.

Rezultatet e para të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA kanë rritur pritshmëritë për një fitore të demokratëve në Kongres.
Sipas parashikimeve të publikuara nga New York Times, bazuar në rezultatet e deritanishme, demokratët kanë 93% mundësi të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 78% të Senatit.
Demokratët kanë shënuar një rezultat të rëndësishëm edhe në Teksas, një nga shtetet tradicionalisht republikane. Kandidati demokrat për Senatin amerikan, James Talarico, ka siguruar një avantazh prej 21 pikësh përqindjeje në votimin e parakohshëm në qarkun Tarrant, ku ndodhet qyteti Fort Worth.
Rezultati tërheq vëmendjen pasi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Donald Trump fitoi në këtë qark me një diferencë prej 5 pikësh përqindjeje ndaj rivales demokrate.
Tarrant konsiderohej dikur një nga bastionet më të mëdha republikane në Teksas. Kalimi nga një avantazh republikan prej 5 pikësh në një epërsi demokrate prej 21 pikësh në votimin e parakohshëm përbën një ndryshim prej 26 pikësh, megjithëse krahasimi është mes dy garave të ndryshme.
Demokratët kanë siguruar një seri fitoresh në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Sipas projeksioneve të CNN, kandidatët e tyre kanë fituar garat për guvernatorë dhe senatorë në Illinois, Maryland, Pensilvani, Delaware dhe Massachusetts.
Në Illinois, guvernatori demokrat JB Pritzker është rizgjedhur për një mandat të tretë, duke u bërë demokrati i parë në historinë e këtij shteti që arrin këtë rezultat. Ndërkohë, Juliana Stratton ka fituar vendin në Senat të lënë nga demokrati Dick Durbin, duke mundur republikanin Don Tracy.
Në Maryland, guvernatori Wes Moore ka siguruar mandatin e dytë, ashtu si edhe Josh Shapiro në Pensilvani, i cili ka mundur kandidaten republikane Stacy Garrity.
Fitore kanë shënuar edhe demokratët në Massachusetts, ku guvernatorja Maura Healey është rizgjedhur për një mandat të dytë, ndërsa senatori Ed Markey ka siguruar mandatin e tretë, duke mundur republikanin John Deaton.
Në Delaware, senatori demokrat Chris Coons është rizgjedhur për një mandat të katërt, pasi ka mundur republikanin Michael Katz.
Megjithëse këto rezultate forcojnë pozitat e demokratëve në garat e përfunduara, shumica e tyre përfaqësojnë mandate që partia i zotëronte më parë. Gara për kontrollin e Kongresit vazhdon.
-
Te shofim ca do beje tani me projektin e Zvernecit.......iku Trump do iki dhe Rama
Përgjigju -
Urime për demokratët....Trumpi erdhi me synim të fitonte Nobel për paqe dhe hapi luftë në gjith botën..
Përgjigju -
Lajm shume i mire,per gjithe planetin tone
Përgjigju









Komente
Komento