Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se votuesit amerikanë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës në Iran.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën në platformën X, Qalibaf tha se amerikanët e kanë refuzuar konfliktin, qoftë për arsye ndërgjegjeje, qoftë për shkak të kostos së lartë të jetesës.
“Qoftë nga ndërgjegjja apo nga kostoja e jetesës, amerikanët i thanë JO LUFTËS dhe ne e mbështesim këtë mesazh”, shkroi ai.
Zyrtari iranian paralajmëroi gjithashtu administratën amerikane se, nëse vendos të injorojë vullnetin e qytetarëve për t’u shërbyer interesave të tjera ndërkombëtare, do të përballet me pasoja të rënda.
Reagimi i Teheranit vjen pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët parashikoheshin të fitonin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke i shkaktuar një pengesë politike presidentit Donald Trump dhe Partisë Republikane.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë përmes ndërmjetësimit të Katarit, në një kohë kur tensionet mbeten të larta për shkak të bllokadës detare amerikane dhe situatës së sigurisë në Ngushticën e Hormuzit.
Autoritetet iraniane deklaruan se komunikimet me SHBA-në përmes ndërmjetësve vazhdojnë, por theksuan se rihapja e Ngushticës së Hormuzit lidhet me përfundimin e bllokadës amerikane.
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh
- 07:37 Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026
- 07:24 Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe
- 07:20 James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh
- 07:13 Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!
- 06:45 Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
- 06:36 Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin