Vendi
Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore të lagjes nr. 13, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, një 48-vjeçar.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




