Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona
Një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro.
Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar se angazhimi për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve do të vazhdojë të intensifikohet.
Ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin kundër grupeve kriminale dhe aktiviteteve që rrezikojnë sigurinë publike dhe shëndetin e qytetarëve.
Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat
Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera
Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
- 08:21 Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat
- 08:14 Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja
- 08:09 Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini
- 08:06 Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, tani duhet të përveshim mëngët
- 08:02 Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres
- 07:45 Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës