Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Kreu i qeverisë ka nxjerrë tryezen prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”.
Të lidhura
None found
Ftesa e Ramës, vjen në një kohë kur studentët kanë refuzuar më herët dialogun dhe kanë këmbëngulur në kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra.
Prej disa javësh, studentët janë në protestë, ndërsa në këtë lëvizje janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë mbështetur kauzën e tyre.
Në shenjë kundërshtimi, studentët dhe një pjesë e pedagogëve kanë bojkotuar procesin mësimor.
Protestat zhvillohen çdo ditë në Tiranë, ku studentët marshojnë në rrugët e kryeqytetit dhe ndalen në fakultete të ndryshme, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë t’i bashkohen bojkotit të mësimit.






