Kanë nisur përplasjet e para ndërmjet banorëve të Big Brother VIP Kosova 5.

Së fundmi në një debat është përfshirë Zoja Nushi me Adrian Kalanderin, ku pjesë e tij ka qenë edhe Fatlum Dreshaj.


Duket se Zojës i ka ngelur hatri për një fjalë që konkurrenti nga Prizreni i kishte thënë, nga i cili kërkoi llogari.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata po qëndronin në oborr, teksa vazhdonin diskutimet me njëri-tjetrin, duke dashur që të marrë një mendim nga ta.

"A e di çka do të thotë me u shit, a e di çfarë po thua, a di çka do të thotë me i thënë njeriut je duke u shitur ti", iu drejtua Zoja - Adrianit.

Ky i fundit u mundua të injorojë, gjersa ia ktheu: "Manipuluese, me mua jo".

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë në shtëpinë e famshme, ata po kërkojnë të jenë në vëmendje e të kenë përplasje të shumta. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com