E mërkurë, 4 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tronditëse në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe humb jetën
Lajme

Tronditëse në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Pavarësisht ndërhyrjes së familjarëve për ta dërguar në spital, burri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga sulmi i kafshës së egër.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar Policinë se familjarët e shtetasit me inicialet U. F., 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore pasi ai ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, që dyshohet të ketë qenë ari.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Atje, efektivët kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të konfirmuar nëse vdekja e 53-vjeçarit ka ardhur si pasojë e sulmit nga ariu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.