Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, në fushë zbresin Real Madridi, Liverpooli dhe City

4 Nëntor 2026 | 08:48

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në program janë nëntë përballje që premtojnë futboll cilësor dhe rivalitet të madh mes skuadrave evropiane.

Vëmendja kryesore do të jetë te tri skuadrat gjigante, Real Madridi, Liverpooli dhe Manchester City, të cilat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin me rezultate pozitive në këtë garë.

Real Madridi do të luajë në udhëtim ndaj AEK Athinës, në një ndeshje që nis në orën 18:45. Në të njëjtën kohë, Liverpooli do të përballet me Fenerbahçen në Stamboll, ku atmosfera e tifozëve vendas pritet të jetë një prej sfidave shtesë për anglezët.

Në orën 21:00 zhvillohen shtatë ndeshjet e tjera. Manchester City do të kërkojë rezultat pozitiv në udhëtim te RB Leipzig, ndërsa Arsenali do të përballet me Slavia Pragën në Çeki.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai ndërmjet Portos dhe Napolit, dy skuadra me traditë të madhe në futbollin evropian.

Në ndeshjet e tjera takohen Borussia Dortmundi dhe Real Betisi, PSV-ja me Club Bruggen, Lens me Como dhe Vikingu me Sabahun.

Të gjitha këto përballje janë pjesë e xhiros së katërt të fazës së ligës, ku çdo pikë mund të ketë rëndësi të madhe në garën për pozitat që sigurojnë vazhdimin në fazën eliminatore.

Ndeshjet e sotme:

18:45 – AEK Athinë – Real Madrid

18:45 – Fenerbahçe – Liverpool

21:00 – Borussia Dortmund – Real Betis

21:00 – Porto – Napoli

21:00 – PSV – Club Brugge

21:00 – RB Leipzig – Manchester City

21:00 – Lens – Como

21:00 – Slavia Pragë – Arsenal

21:00 – Viking – Sabah

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it! Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët”

Granit Xhaka do të jetë sërish pjesë e kombëtares së Zvicrës duke nisur nga muaji nëntor. Shoqata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të rikthejë mesfushorin...
21:02 | 03/11/2026

Jashtë fushe që nga dëmtimi në Kupën e Botës, Saliba rikthehet në stërvitje me Arsenalin

William Saliba është rikthyer në stërvitje të plotë te Arsenali, 3 muaj e gjysmë pas ndeshjes së tij të fundit në gjysmëfinalet e Kupës së...
18:18 | 03/11/2026

West Ham shkarkon trajnerin Nuno pas dy humbjeve radhazi, përpjekje për të rifituar një vend në Premier Ligë

West Ham shkarkoi trajnerin Nuno Espirito Santo të marten. Fituesi i Ligës së Konferencës për vitin 2023, i cili ra nga Premier League sezonin e...
16:37 | 03/11/2026