Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të tryezës së gurtë , të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën qëndrojnë letra me mbishkrimin “Dialog”.
Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë, studentët kanë refuzuar të ulen në bisedime, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra.
Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.
Rama ka deklaruar më herët se qeveria është e gatshme të shqyrtojë propozimet dhe shqetësimet e studentëve, por deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për nisjen e dialogut.
Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë
Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja
Çeno: Hera e parë që republikanët hedhin më shumë para se demokratët, donatorët janë meritë e Trump
- 09:28 Demokratët marrin Kongresin, çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?
- 09:27 Fluturimi i Air Serbia për në Moskë me aleatin e Vuçiç, Vulin, urdhërohet të kthehet në Beograd
- 09:19 Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028
- 09:18 Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor
- 09:17 Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve
- 09:11 Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit të Rinasit, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale