Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mes mandatit: Amerikanët duan politikë që bashkon, jo që përçan Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan fitore në të dyja dhomat e Kongresit.
Përmes një postimi në platformën X, pronari i saj bëri një koment ironik, duke iu referuar pretendimeve për ndërhyrje në procesin zgjedhor.
“Duket se lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, shkroi Musk, duke shoqëruar mesazhin me një emoji që shpreh habi dhe ngritje shpatullash.
Guess my election-interfering space lasers didn’t work this time 🤷♂️
— Elon Musk (@elonmusk) November 4, 2026
Reagimi i tij erdhi në një kohë kur mediat amerikane po raportonin rezultatet e para dhe parashikonin humbje për republikanët. Pak më herët, Musk kishte publikuar edhe një tjetër mesazh në X, ku shkruante: “Qendrat e të dhënave në hapësirë po duken mjaft tërheqëse tani”.
Miliarderi ishte përfshirë edhe në fushatën zgjedhore, duke shpenzuar qindra miliona dollarë në mbështetje të kandidatëve republikanë.
Data centers in space looking pretty appealing right now
— Elon Musk (@elonmusk) November 4, 2026
Ndër zhvillimet e rëndësishme të këtyre zgjedhjeve ishte edhe rezultati në Teksas, ku demokrati James Tallarico u shpall fitues i garës për Senat, sipas parashikimeve të mediave amerikane. Ai mposhti republikanin Ken Paxton, një aleat të presidentit Donald Trump, duke i dhënë fund më shumë se tri dekadave të dominimit republikan në këtë garë në shtet.
Postimet e Musk u publikuan me një diferencë të shkurtër kohore, në një moment kur rezultatet zgjedhore po sinjalizonin ndryshime të rëndësishme në balancën politike në SHBA.
Top Channel