Trepça synon fitoren e katërt në përballjen me Trierin

Kampionia e Kosovës, Trepça, luan sot nga ora 20:00 në Gjermani kundër Trierit, në kuadër të Grupit A të FIBA Europe Cup.

Përballja pritet të jetë e fortë dhe interesante, pasi në parket zbresin dy skuadrat e para të grupit. Trepça renditet e dyta me shtatë pikë, ndërsa Trieri kryeson me pikë maksimale, pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet.

Të lidhura

None found

Skuadra nga Mitrovica e njeh forcën e kundërshtarit, por synon t’i shkaktojë Trierit humbjen e parë të këtij sezoni në fazën e grupeve dhe të sigurojë fitoren e katërt.


Shtuar më 4.11.2026 09:31

Quantcast