Skandal në Danimarkë/ Komediani mashtrohet për katër muaj nga 149 persona, mes tyre edhe miqtë e tij Aktori i njohur amerikan, Al Pacino dhe ish-e dashura e tij, Noor Alfalah, janë fotografuar së bashku në Los Angeles, duke rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tyre.
Të dy u panë duke dalë nga hoteli i njohur Chateau Marmont, ku Alfalah drejtonte një fuoristradë të zezë, ndërsa Pacino, 86 vjeç, ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Në fotografitë e publikuara, aktori shfaqet me syze dielli të zeza, ndërsa 32-vjeçarja buzëqesh dhe përshëndet fotografët pasi vëren praninë e tyre.
Al Pacino dhe Noor Alfalah kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhjes së tyre dhe diferencës prej 54 vitesh në moshë. Çifti ka një djalë së bashku, Roman, i cili erdhi në jetë në qershor të vitit 2023.

Edhe pse janë shfaqur sërish së bashku, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë rikthyer në një lidhje romantike. Pacino ka deklaruar më herët se ata nuk janë çift, por ruajnë marrëdhënie miqësore dhe janë të përkushtuar në rritjen e djalit të tyre.
Nga ana tjetër, Alfalah ka folur me konsideratë për aktorin, duke treguar se kalojnë kohë së bashku çdo ditë, pa konfirmuar megjithatë një ribashkim mes tyre.
Top Channel