BOTA

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

10:03 - 04.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të fortë ushtarake.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Uashingtoni duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm ndaj Teheranit, duke përmendur edhe mundësinë e një “goditjeje të rëndë”.

“Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar Iranit.

Gjatë intervistës, Trump foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, duke pranuar se rritja e çmimeve të benzinës ndikoi negativisht te republikanët. Sipas tij, votuesit nuk e mirëpritën faktin që u duhej të paguanin më shumë për karburantin.

Megjithatë, presidenti nuk i konsideroi humbjet e republikanëve si një goditje ndaj presidencës së tij, pavarësisht parashikimeve për humbjen e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit.

Ai përgëzoi demokratët për rezultatin, duke deklaruar se ata e kishin kërkuar prej shumë vitesh një fitore të tillë dhe më në fund ia kishin dalë.

Në përfundim, Trump mbrojti bilancin e administratës së tij gjatë dy viteve të fundit, duke veçuar ekonominë dhe sigurinë në kufirin jugor si dy prej arritjeve kryesore të presidencës së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.