Intesa Sanpaolo: Rezultatet rekord konfirmojnë forcën e modelit të biznesit

Rezultate rekord, rishikim në rritje i parashikimit të fitimit për vitin 2026 dhe një transaksion që pritet t’i japë një shtysë të re rritjes së Grupit. Duke komentuar rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Grupit Intesa Sanpaolo, z. Carlo Messina, thekson forcën e modelit të biznesit të Intesa Sanpaolo dhe logjikën strategjike e industriale që qëndron pas Ofertës për Monte dei Paschi di Siena.
Rezultate rekord dhe rishikim në rritje i parashikimit të fitimit për vitin 2026
- Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, arritëm fitimin neto më të lartë në historinë tonë, prej 8,2 miliardë Eurosh. Edhe tremujori i tretë shënoi rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë për këtë periudhë, me një fitim neto mbi 2,6 miliardë Euro. Këto rezultate konfirmojnë forcën e modelit tonë të biznesit dhe aftësinë për të përmbushur plotësisht objektivat e Planit të Biznesit 2026–2029.
- Shënuam nivelin më të lartë historik të të ardhurave, me rritje në të gjithë zërat përbërës, falë modelit tonë të mirëdiversifikuar të biznesit. Aktivet financiare të klientëve tejkaluan 1,5 trilionë Euro, duke konfirmuar ecurinë e qëndrueshme të aktivitetit tregtar të Grupit.
- Falë rezultateve të arritura gjatë nëntëmujorit, mund ta rishikojmë në rritje parashikimin tonë për fitimin neto të vitit 2026, në një nivel ndjeshëm mbi 10 miliardë Euro, pavarësisht ndikimit fiskal prej pothuajse 1 miliard Eurosh që rrjedh nga Ligji i Buxhetit të Italisë për vitin 2026.
Oferta për Monte dei Paschi di Siena
- “Oferta jonë u jep aksionarëve të Monte dei Paschi di Siena mundësinë të bëhen pjesë e grupit bankar lider në Itali dhe një prej institucioneve më të mëdha financiare në Evropë. Ne besojmë fuqimisht në potencialin e projektit tonë industrial dhe në vlerën që ai do të krijojë për aksionarët, punonjësit, klientët dhe komunitetet lokale.”
- “Projekti ynë mbështetet në një logjikë të qartë industriale: të forcojmë aftësinë e Grupit për të administruar dhe rritur kursimet e familjeve, për të mbështetur bizneset italiane në zgjerimin e tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të konkurruar në mënyrë më efektive në tregun evropian, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me komunitetet lokale. Trajektorja jonë e rritjes mbetet e fuqishme dhe ky transaksion do të na mundësojë arritjen e objektivave të Planit të Biznesit tre vjet përpara afatit të parashikuar. Në Siena dhe Toskanë, planifikojmë gjithashtu të rrisim financimin përmes kredidhënies dhe të krijojmë një qendër teknologjike, një divizion tregtar dhe struktura me funksione qendrore. Transaksioni do të sjellë përfitime për të gjitha palët e interesuara, duke forcuar më tej aftësinë e Grupit për të krijuar dhe shpërndarë vlerë në një shkallë më të gjerë dhe në mënyrë më të qëndrueshme.”
- “Grupi i ri pritet të realizojë një fitim neto mbi 16 miliardë Euro në vitin 2029, ndërsa shpërndarjet totale për aksionarët vlerësohet të arrijnë rreth 61 miliardë Euro gjatë periudhës 2025–2029, ose 11 miliardë Euro më shumë nga sa ishte parashikuar në Planin tonë të Biznesit të prezantuar në shkurt.”
Lexoni deklaratën e plotë të Carlo Messina, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO) i Intesa Sanpaolo
Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, arritëm fitimin neto më të lartë në historinë tonë, prej 8,2 miliardë Eurosh. Edhe tremujori i tretë shënoi rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë për këtë periudhë, me një fitim neto mbi 2,6 miliardë Euro. Këto rezultate konfirmojnë forcën e modelit tonë të biznesit dhe aftësinë për të përmbushur plotësisht objektivat e Planit të Biznesit 2026–2029.
Shënuam nivelin më të lartë historik të të ardhurave, me rritje në të gjithë zërat përbërës, falë modelit tonë të mirëdiversifikuar të biznesit. Aktivet financiare të klientëve tejkaluan 1,5 trilionë Euro, duke konfirmuar ecurinë e qëndrueshme të aktivitetit tregtar të Grupit.
Rentabiliteti vjetor i kapitalit (ROE) arriti në 21%, ndërsa rentabiliteti vjetor i kapitalit të prekshëm (ROTE) në 26%, duke konfirmuar pozicionin tonë ndër bankat me përfitueshmërinë më të lartë në Evropë. Fitimi për aksion u rrit me 10% krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit 2025.
Falë rezultateve të arritura gjatë nëntëmujorit, mund ta rishikojmë në rritje parashikimin tonë për fitimin neto të vitit 2026, në një nivel ndjeshëm mbi 10 miliardë Euro, pavarësisht ndikimit fiskal prej pothuajse 1 miliard Eurosh që rrjedh nga Ligji i Buxhetit të Italisë për vitin 2026.
Intesa Sanpaolo vijon të ofrojë një nga normat më të larta dhe më të qëndrueshme të kthimit nga dividendët në sektorin bankar evropian. Gjatë vitit 2026, do t’u shpërndajmë aksionarëve 9,4 miliardë Euro përmes dividendëve dhe riblerjes së aksioneve, përfshirë një dividend të ndërmjetëm prej 3,8 miliardë Eurosh, i cili do të paguhet gjatë javëve në vijim.
Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, akorduam 66,4 miliardë Euro kredi të reja për individët dhe bizneset, përfshirë rreth 15,1 miliardë Euro financime afatmesme dhe afatgjata në mbështetje të tranzicionit të qëndrueshëm, si dhe 4,4 miliardë Euro kredi të reja me ndikim social. Portofoli i kredive për klientët u rrit me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Disiplina jonë rigoroze në zbatimin e Planit të Biznesit dhe kontrollin e kostove vijon të mbështesë efikasitetin e modelit tonë të biznesit. Raporti kosto/të ardhura për nëntëmujorin arriti në 36,7%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë për nëntë muajt e parë të vitit dhe ndër më të mirët në Evropë, falë uljes së mëtejshme të kostove operative.
Pozicioni ynë si një bankë me një nivel pothuajse zero të kredive me probleme (“Zero-NPL Bank”) vijon të forcohet. Raporti neto i kredive me probleme (NPL) ka arritur nivelin më të ulët historik, prej 0,8%. Edhe fluksi i kredive të reja që kalojnë në statusin e kredive me probleme mbetet në nivele historikisht të ulëta, ndërkohë që mbulimi i tyre është rritur ndjeshëm. Cilësia e portofolit tonë të mirëdiversifikuar të kredive vijon të jetë ndër më të mirat në sektor, pa shfaqur shenja përkeqësimi. Kostoja vjetore e riskut qëndron në nivelin 19 pikë bazë.
Pozicioni ynë i kapitalit mbetet jashtëzakonisht i fortë, me një raport të kapitalit bazë të nivelit të parë (CET1) prej rreth 13,1%.
Transaksione me Monte dei Paschi di Siena
Oferta jonë u jep aksionerëve të Monte dei Paschi di Siena mundësinë të bëhen pjesë e grupit bankar lider në Itali dhe një prej institucioneve më të mëdha financiare në Evropë. Ne besojmë fuqimisht në potencialin e projektit tonë industrial dhe në vlerën që ai do të krijojë për aksionarët, punonjësit, klientët dhe komunitetet lokale.
Kemi siguruar brenda një kohe të shkurtër të gjitha miratimet e nevojshme nga autoritetet rregullatore bankare dhe financiare për të marrë kontrollin e Monte dei Paschi di Siena, përfshirë miratimet nga Banka Qendrore Evropiane dhe autoritetet përkatëse ndërkombëtare.
Projekti ynë mbështetet në një logjikë të qartë industriale: të forcojmë aftësinë e Grupit për të administruar dhe rritur kursimet e familjeve, për të mbështetur bizneset italiane në zgjerimin e tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të konkurruar në mënyrë më efektive në tregun evropian, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me komunitetet lokale.
Trajektorja jonë e rritjes mbetet e fuqishme dhe ky transaksion do të na mundësojë arritjen e objektivave të Planit të Biznesit tre vjet përpara afatit të parashikuar. Në Siena dhe Toskanë, planifikojmë gjithashtu të rrisim financimin përmes kredidhënies dhe të krijojmë një qendër teknologjike, një divizion tregtar dhe struktura me funksione qendrore.
Transaksioni do të sjellë përfitime për të gjitha palët e interesuara, duke forcuar më tej aftësinë e Grupit për të krijuar dhe shpërndarë vlerë në një shkallë më të gjerë dhe në mënyrë më të qëndrueshme.
Grupi i ri pritet të realizojë një fitim neto mbi 16 miliardë Euro në vitin 2029, ndërsa shpërndarjet totale për aksionarët vlerësohet të arrijnë rreth 61 miliardë Euro gjatë periudhës 2025–2029, ose 11 miliardë Euro më shumë nga sa ishte parashikuar në Planin tonë të Biznesit të prezantuar në shkurt.
Kontributi i Intesa Sanpaolo në Itali
Fuqia financiare e Intesa Sanpaolo përkthehet në një kontribut konkret për vendin. Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, Grupi kontribuoi me 5,2 miliardë Euro në taksa dhe tatime, si dhe regjistroi një ndikim prej 900 milionë Eurosh nga Ligji i Buxhetit të Italisë për vitin 2026, në kuadër të marrëveshjes trevjeçare të nënshkruar vitin e kaluar. Paralelisht, Grupi vijoi të mbështesë punësimin dhe financimin e individëve dhe bizneseve.
Sektori financiar italian luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në financimin e borxhit publik. Bankat, shoqëritë e sigurimeve dhe institucionet e tjera financiare italiane zotërojnë së bashku afro 780 miliardë Euro në obligacione të qeverisë italiane.
Ne jemi gjithashtu lider në fushën e ndikimit social. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, akorduam mbi 210 milionë Euro për nisma dhe projekte në mbështetje të komuniteteve, për luftën kundër varfërisë dhe reduktimin e pabarazive. Njëkohësisht, vijojmë të mbështesim tranzicionin e qëndrueshëm, duke ndihmuar individët dhe bizneset të realizojnë investimet e nevojshme në një ekonomi që është në zhvillim dhe transformim të vazhdueshëm.
Cilësia e njerëzve tanë është themeli i rezultateve që vijojmë të arrijmë dhe i aftësisë sonë për të krijuar vlerë të qëndrueshme në kohë. U shpreh mirënjohjen time më të sinqertë të gjithë punonjësve tanë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që japin çdo ditë në suksesin e Intesa Sanpaolo.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









