Wednesday / November 4 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Bankat mund të përdorin dhe të shesin kolateralin financiar të marrë peng, çfarë parashikon drafti

Share Share Icon

Bankat dhe institucionet e tjera financiare mund të përdorin, shesin, transferojnë ose të vendosin sërish si garanci aktivet financiare që kanë marrë peng, nëse kjo e drejtë është parashikuar shprehimisht në marrëveshjen ndërmjet palëve. Ky mekanizëm rregullohet në projektligjin e ri  te nxjerre per konsultim “Për sistemin e pagesave dhe kolateralin financiar”, i cili përcakton kushtet e përdorimit të kolateralit dhe detyrimet për zëvendësimin e tij.

Sipas nenit 5, pika 7, e drejta e përdorimit është e drejta e marrësit të kolateralit për të “përdorur, shitur, transferuar, dhënë si kolateral, riinvestuar, zëvendësuar ose ushtruar çdo të drejtë tjetër ekonomike ose juridike mbi kolateralin financiar”, në përputhje me kushtet e marrëveshjes së kolateralit financiar me vendosje pengu.

Gjithsesi, kjo e drejtë nuk zbatohet automatikisht për çdo aktiv të lënë peng. Neni 34 i projektligjit përcakton se marrësi i kolateralit mund ta ushtrojë të drejtën e përdorimit vetëm kur ajo parashikohet shprehimisht në marrëveshje dhe vetëm në rastet kur kolaterali përbëhet nga para ose instrumente financiare.

Instrumentet financiare, sipas përkufizimeve të projektligjit, përfshijnë aksionet, obligacionet, instrumentet e tjera të borxhit të negociueshme në tregjet e kapitalit, kuotat e fondeve të investimit dhe instrumentet e tregut të parasë, ndër të tjera.

Projektligji vendos gjithashtu detyrimin për zëvendësimin e kolateralit të përdorur. Neni 34 përcakton se marrësi i kolateralit duhet të transferojë kolateral ekuivalent që zëvendëson aktivet fillestare, jo më vonë se data e përmbushjes së detyrimeve financiare të mbuluara nga marrëveshja.

Për instrumentet financiare, kolaterali ekuivalent duhet të përbëhet nga instrumente të të njëjtit emetues ose debitor, të të njëjtit emetim apo klasë, me të njëjtën vlerë nominale, monedhë dhe karakteristika, sipas përcaktimeve të projektligjit. Për kolateralin në para, zëvendësimi nënkupton të njëjtën shumë në të njëjtën monedhë.

Nëse parashikohet në marrëveshje, marrësi i kolateralit mund të kompensojë vlerën e kolateralit ekuivalent kundrejt detyrimeve financiare ose ta përdorë këtë vlerë për shlyerjen e tyre. Në rast mospërmbushjeje të detyrimeve për transferimin e kolateralit ekuivalent, projektligji lejon zbatimin e mekanizmit të netimit përfundimtar, përmes të cilit llogariten dhe kompensohen detyrimet e ndërsjella ndërmjet palëve.

Dispozitat zbatohen për marrëveshjet e kolateralit financiar ndërmjet personave juridikë, ku të paktën njëra palë i përket kategorive të përcaktuara në nenin 30. Këto përfshijnë bankat, institucionet e tjera financiare të mbikëqyrura, shoqëritë e sigurimit, fondet e investimit dhe institucione të caktuara publike e ndërkombëtare.

Rregullimi nuk përfshin pasuritë e paluajtshme të vendosura si garanci për kreditë e individëve.

Në relacionin shoqërues, projektligji e lidh rregullimin e të drejtës së përdorimit të kolateralit me përafrimin e legjislacionit shqiptar me Direktivën 2002/47/KE të Bashkimit Europian. Dokumenti përcakton si objektiva rritjen e sigurisë juridike të marrëveshjeve financiare, përmirësimin e administrimit të rrezikut dhe zgjerimin e mundësive të përdorimit të aktiveve financiare.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, pritet të sjellë rritjen deri në 2.7...

5 hours më parë 4 Min Lexim

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, i...

5 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!