Tërnava dhe ambasadori britanik bisedojnë për vrasjet e grave në Kosovë

Myftiu Naim ef. Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim, palët shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në vend, mundësitë e bashkëpunimit dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Të lidhura

None found

Vëmendje e veçantë iu kushtua rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosovë. U diskutua gjithashtu nevoja që institucionet dhe shoqëria të angazhohen së bashku për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Tërnava e informoi ambasadorin për punën e Bashkësisë Islame në këtë drejtim. Ai vuri në dukje rëndësinë e institucioneve fetare në edukim, vetëdijesim dhe nxitjen e respektit për jetën e dinjitetin njerëzor.

Sipas myftiut, përballja me dhunën ndaj grave kërkon bashkërendimin e të gjitha institucioneve dhe faktorëve shoqërorë, për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt dhe më të respektueshme.

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves e vlerësoi takimin dhe u shpreh i gatshëm të shqyrtojë mundësi bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.


Shtuar më 4.11.2026 11:41

Quantcast