Skip to content
4 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËRJETIM – Kur frika nisi të vritej, 4 nëntor 1990, protesta e parë masive kundër komunizmit…

ShkodraWeb 4 November, 2026
mesha pare rrmaj 1990

Unë nuk kam kenë ndër 300 guximtarët e parë të 4 nëntorit 1990. E pra, edhe unë, siç kanë ba të tjerë përgjatë ketyne 31 viteve, mund të kisha thanë se isha në mes tyne. Ngjarja përcillej nën zâ ato ditë, por me aq shumë detaje, saqë na dukej shumë prej nesh 17- 18 vjeçarëve, se edhe ne kemi kenë në Kapelën e Rrmajit me 4 nëntor 1990.

Por me 11 nëntor, 1 javë me pas, siç ka kenë thuajse tan Shkodra, katolikë, myslimanë, ortodoksë, ateistë, komunistë, demokratë të ardhshëm, socialistë të ardhshëm, sigurimsa, SHIK- sa të ardhshëm, besimtarë të devotshëm edhe gjatë 23 viteve “ateizëm zyrtar”, njerëz që e njihnin Zotin vetëm përmes filmave të RAI- t ose përbetimeve që ne i banim instiktivisht “për Zotin”, isha edhe unë.

Nuk kam kenë ndër organizatorët, as ndër të rëndësishmit, as shumë afër Kapelës, biles me shumë vështirësi e frikë u futa në oborrin e vorreve të Rrmajit. Ishte frika e shënimit të emrave, hakmarrjes së shtetit, fotografimit e filmimit për t’ u “futë në listë” më vonë.

Atëherë, si më pas edhe në mitingjet e para të PD- së, 2 prillin 1991 e me radhë, unë si mijëra të tjerë, isha pjesë, pasi frika kishte nis të vritej me 4 nëntor dhe vdiq përfundimisht me 11 nëntor 1990.

Është dita e rikthimit të besimit tek shqiptarët por më shumë është protesta e parë masive kundër komunizmit, 11 nëntor 1990, kur Zoti i tregoi shqiptarëve që komunizmi kishte marre rrokullimën. Në 1944- in, komunizmi nisi ringritjen duke martirizuar shërbëtoret e Zotit, ndërsa në 1990- ën triumfi i lirisë nisi pikërisht në të njëjtën rrugë, por tashmë me krah të kundërt! /Nga Blerti DELIJA, publikuar me 4 nëntor 2015/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 4 nëntor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 4 nëntor 2026…

ShkodraWeb 4 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026…

ShkodraWeb 4 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026…

ShkodraWeb 4 November, 2026

TË FUNDIT

  • PËRJETIM – Kur frika nisi të vritej, 4 nëntor 1990, protesta e parë masive kundër komunizmit… 4 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 4 nëntor 2026… 4 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026… 4 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026… 4 November, 2026
  • “MIDTERM 2026”, republikanët humbje të thellë në SHBA, presidenti Trump: I gatshëm të baskëpunoj me DEM 4 November, 2026
  • “Edhe Rama, edhe Veliaj flasin nga burgu”, Marjana Koçeku: Por njëri është brenda dhe tjetri jashtë… 3 November, 2026
  • “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!”, ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, reagon Elsa Lila 3 November, 2026
  • E TRISHTË – Ishte në intubim tek Spitali i Traumës, ndërron jetë avokati i njohur shqiptar… 3 November, 2026
  • Rezultatet do të përcaktojnë pjesën e mbetur të Presidencës së Trump, hapen qendrat e votimit në SHBA 3 November, 2026
  • DEKRIPTIM – Asgjë nuk është ashtu siç shihet “lehtë”, vëllazëria Veliaj- Rama nuk shembet kollaj… 3 November, 2026
  • “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”, pas 8 viteve modelja shkodrane Angela Martini i jep fund martesës… 3 November, 2026
  • E TRISHTË – Përplasja me portierin kthehet në tragjedi, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife në Spanjë 3 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mesha pare rrmaj 1990

PËRJETIM – Kur frika nisi të vritej, 4 nëntor 1990, protesta e parë masive kundër komunizmit…

ShkodraWeb 4 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 4 nëntor 2026…

ShkodraWeb 4 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026…

ShkodraWeb 4 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026…

ShkodraWeb 4 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.