Strakosha shpallet më i miri në Greqi, sonte përballë galaktikëve të Realit, a do të jetë në fushë… Hidhërimi për humbjen, nuk ishte i vetmi aspekt negativ për tifozët e Romës që ishin të shumtë në Old Trafford. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Manchester United, në fakt pati përplasje mes policisë dhe një pjese të personave që ishin në sektorin e dedikuar për verdhekuqtë.
Tre persona u arrestuan, ndërsa një tifoz u ndje keq gjatë incidenteve. Ndërhyrja e mjekëve bëri që të evitohej më e keqja edhe pse ai tifoz është ende në Angli për ekzaminimet.
DENONCIMI— ‘Na trajtuan si kafshë’-është denoncimi i shumë tifozëve të Romës- si përpara ashtu edhe pas ndeshjes’. Për të gjithë 90 minutat, tifozët verdhekuq morën një trajtim aspak britanik nga ata të Manchester United. Pas golit të tretë të Djajve të Kuq, nga tribunat fluturuan monedha, karrota dhe copa paninesh. Kaos pati edhe përpara ndeshjes.
Për t’u theksuar këtu ështe edhe fakti se ka pasur kontakte të tjera me policinë edhe gjatë kontrollit para ndeshjes që cuan në arrestimin e një tifozi të Romës dhe një protestë 15 minutëshe gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Top Channel