Iraola ka një plan për të frenuar Fenerbahçe dhe tifozët e zjarrtë: S’duhet t’i lëmë të fitojnë vetëbesim

4 Nëntor 2026
13:00
Telesport
back button

Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, dëshiron të “shkatërrojë vetëbesimin” që Fenerbahçe merr nga tifozët e saj të zhurmshëm në shtëpi. Ai beson se përmirësimi i lojës sulmuese të skuadrës së tij është një nga mënyrat më të mira për ta arritur këtë.

Në Champions League, skuadra e “Reds” ka një ecuri të përsosur: kanë shënuar gjashtë gola kundër LASK, katër kundër Villarreal dhe dy kundër Atletico Madrid. Por, atmosfera tipike e Stambollit sjell sfida të veçanta.

“Sot nuk do të jetë e lehtë. Është gjithmonë e vështirë të vish të luash në Turqi dhe duhet të jemi shumë të përgatitur. Ne duhet të përpiqemi të shkatërrojmë vetëbesimin dhe vrullin që mund të marrin falë mbështetjes së tifozëve të tyre,” tha Iraola.

“Duam të vazhdojmë ecurinë tonë në Champions. Kjo sfidë është një mundësi e mirë për të arritur në kuotën e 12 pikëve dhe për të synuar një vend mes tetë më të mirave”, tha më tej Andoni Iraola, që synon fitoren ndaj Fenerbahce.

“Ndeshjet si mysafirë në Champions janë të vështira, veçanërisht në këtë stadium dhe në këtë atmosferë. Duhet të jemi të përgatitur mendërisht, të jemi efikasë në presing dhe të përpiqemi ta kontrollojmë lojën, duke mos i lejuar të fitojnë vetëbesim”, tha Iraola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit