Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-ja nesër mban aktivitet para zyrës së BE-së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se të enjten, në orën 12:00, do të organizohet një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

Gjatë një konference për media, Syla bëri të ditur se aktiviteti organizohet me rastin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se aktiviteti do të jetë paqësor dhe institucional, ndërsa bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave që kryetarët e komunave të dalin para objekteve komunale për t’u solidarizuar.

“Nesër bëhen gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Me këtë rast, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër, në orën 12:00, para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë”, tha ai.

Ai foli edhe për zhgënjimin lidhur me kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

Sipas Sylës, me kthimin e ligjit është rrëzuar kauza për të cilën ishte kërkuar votimi i tij, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë sërish për këtë çështje.

Ai shtoi se është i bindur që çdo ligj i ri që mund të propozohet do të jetë më i dobët se ai i mëparshmi, duke theksuar se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit të Kosovës.

“Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Syla.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika