Urim Fiku, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në Bulqizë, dyshohet se është vrarë. Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje bashkëshortja e viktimës dhe djali i tij.
Fillimisht, familjarët kanë deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ai ishte sulmuar nga një ari, ndërsa ai u gjet i pajetë në malet e Bulqizës.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar një tjetër shkak të vdekjes.
Urim Fiku rezulton të ketë pasur një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks.
Grupi hetimor, nën drejtimin e kryeprokurorit të Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vrasjen e 60-vjeçarit.








