Pas më shumë se 27 vitesh nga zhdukja e tyre gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar mbetjet mortore të tre personave, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”. Bëhet fjalë për Adem Ademin, Fatmir Fazlijën dhe Ali Halitin. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, sipas të cilit identifikimi u bë në bazë të analizave të reja të ADN-së dhe vlerësimit të antropologut mjekoligjor.