Yamal vendos rekord prej adoleshenti në Champions League, parakalon edhe Mbappé

4 Nëntor 2026
13:16
Alfred Lleshi
back button

Lamine Yamal ka shkruar një tjetër faqe historie në futbollin europian, duke parakaluar Kylian Mbappé dhe bërë adoleshenti me më shumë gola në historinë e Champions League.

Në moshën 19 vjeç e 113 ditë, talenti katalanas përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të shënuar në minutën e 7-të ndaj Aston Villa, në “Spotify Camp Nou”. Me një goditje të bukur me hark, mposhti portierin Zion Suzuki dhe regjistroi golin e tij të 14-të në këtë kompeticion, në 37 ndeshje.

Kështu, Yamal theu rekordin e mëparshëm të Mbappé, i cili kishte shënuar 13 gola në Champions League përpara se të mbushte 20 vjeç. Francezi numëron aktualisht 72 gola në turneun më prestigjioz europian për klube.

Goli historik i Yamal i hapi rrugën fitores bindëse të kampionëve të Spanjës, me Raphinha që realizoi dy herë për rezultatin përfundimtar 3-0.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit