Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, njoftoi sot se kanë nisur punimet për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119). Ai tha se projekti është i rëndësishëm për mbi 11 mijë banorë të zonës dhe se, gjatë vizitës, takoi e falënderoi punëtorët e angazhuar në të.
Segmenti prej 3.1 kilometrash financohet me 1.1 milionë euro nga qeveria “Kurti”, ndërsa punimet do t’i kryejë “Benita Company”. Sipas Bashës, pas vitesh kur rruga i ishte nënshtruar vetëm mirëmbajtjes, tani do të rikonstruktohet plotësisht: do të asfaltohet, do të rregullohen trotuaret dhe stacionet e autobusëve, si dhe do të ndërhyhet në sistemin e kullimit e në sinjalizimin rrugor.
Të lidhura
None found
Duke përfshirë edhe fazën e parë, projekti shtrihet në gjithsej 11.7 kilometra dhe mbulon të gjithë rrugën Kijevë–Malishevë. Basha shkroi se puna dhe investimet konkrete po vazhdojnë për infrastrukturë më të mirë, qarkullim më të lehtë dhe rrugë më të sigurta për qytetarët.







