Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin parlamentar, iu përgjigj deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, duke sqaruar se politika e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit ishte një nga prioritetet e para të ndërmarra që në ditët e para të marrjes së detyrës dhe ishte bërë publike përpara nisjes së protestave. Ministri theksoi se rritja e pagave nuk duhet parë e shkëputur nga objektivi për të garantuar dinjitetin e punonjësve të Policisë, por edhe për të kërkuar më shumë profesionalizëm në ushtrimin e detyrës.