Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes së karburanteve në vend, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026.
Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 216 lekësh për litër, ndërsa në shitjen me shumicë nuk do të kalojë 204 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal është përcaktuar në 172 lekë për litër në pakicë dhe 160 lekë për litër në shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të mbeten të zbatueshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të zhvillimeve në tregun e hidrokarbureve.
Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit të karburanteve detyrimin për të respektuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se shkeljet do të ndëshkohen me pezullimin e aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të qeverisë për menaxhimin e situatës në tregun e hidrokarbureve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.