Kos prezanton Raportin e Progresit: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

4 Nëntor 2026 | 13:20

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar sot në Parlamentin Evropian raportin vjetor të progresit për Shqipërinë dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë prezantimit, Kos theksoi se procesi i zgjerimit mbetet kyç për sigurinë, paqen dhe prosperitetin në Evropë, ndërsa theksoi nevojën për përballje më efikase me krimin e organizuar, krimin kibernetik dhe sfidat e emigracionit.

Lidhur me ecurinë e procesit, Kos vlerësoi se Mali i Zi është vendi më i avancuar, me mundësi reale për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.

“Fokusohemi në sigurinë evropiane me zgjerimin, për të ofruar paqe, liri dhe prosperitet në Evropë. Krimi i organizuar dhe ai kibernetik na ndikojnë të gjithëve.

Vendet integruese në strukturat e BE-së kanë më shumë vepra të koordinuara me krimin e organizuar dhe emigracionin. Sot, paketa e zgjerimit vjen teksa Komisioni ka prezantuar paketën muajin e kaluar. Zgjerimi është i mundur, por ka fusha ku duhet të adresohen sfidat.

Për shanset për t’u integruar, Mali i Zi është vendi më i përparuar, pas bisedimeve me Kroacinë. Puna që po vijon për traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi, së bashku me miratimin e konkluzioneve të Këshillit për paketën financiare të anëtarësimit të vendit në BE, konfirmon se Mali i Zi është pranë fazës përfundimtare të procesit të anëtarësimit. Përpjekjet e vazhdueshme për reforma dhe konsensusi i gjerë politik mbeten thelbësore për të ardhmen evropiane të vendit.

BE-ja mund ta sjellë zgjerimin në një përfundim të suksesshëm. 28 kapituj janë mbyllur, ju mund të mbyllni edhe të tjerët deri në fund të vitit. Mali i Zi ka demonstruar se integrimi do të sjellë transformim dhe përmbushjen e vlerave evropiane. Mali i Zi mund të jetë vendi i 28-të në vitin 2028, vendi i radhës në BE”, u shpreh Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Progres-raporti për Shqipërinë, Kos: Objektiv mbyllja e negociatave deri në 2027, prioritetet që duhen përmbushur

Komisioneria për zgjerim Marta Kos i  paraqiti Parlamentit Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin e unionit. Kos u shpreh se Shqipëria ka treguar angazhim...
13:23 | 04/11/2026

Transportonin dru pa dokumentacionin ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve

Drejtoria Rajonale e IKMT Dibër ka bllokuar mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit të lëndëve drusore. Sipas njoftimit, ndërhyrja e parë u krye gjatë...
13:00 | 04/11/2026

Buxheti i drejtësisë për vitin 2027, 30 miliardë lekë. Gogu: Hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas

Sistemi i drejtësisë do të përfitojë rreth 30 miliardë lekë në vitin 2027, duke shënuar buxhetin më të lartë deri më tani. Ministri i Drejtësisë,...
12:57 | 04/11/2026