Samuel Chukwueze i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër, pas dëmtimit të tendinit të muskulit tensor të fascies lata në pjesën e majtë të ijes.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Milanit përmes një komunikate zyrtare, ku konfirmohet se operacioni ka përfunduar me sukses të plotë.
Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga profesori Ernest Schilders, në praninë e mjekut të klubit kuqezi, Stefano Mazzoni.
Futbollisti pritet të rikthehet në Itali që gjatë ditës së sotme, ku do të nisë menjëherë procesin e rehabilitimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.
Sipas vlerësimeve paraprake, Chukwueze mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj. Një mungesë e gjatë për Milanin, që do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit nigerian gjatë kësaj periudhe.