KE publikon progres-raportin për Shqipërinë: Më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit
Shqipëria ka shënuar përparim në procesin e integrimit europian, duke hapur grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushur standardet ndërmjetëse në grupkapitullin e parë dhe mbyllur përkohësisht katër kapituj. Megjithatë, Komisioni Europian evidenton ende problematika në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias dhe funksionimin e institucioneve.
Në progres-raportin për vitin 2026, Brukseli vlerëson angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe objektivin për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027, por kërkon përshpejtim të reformave dhe rezultate konkrete në zbatimin e tyre.
Një nga çështjet kryesore të evidentuara është reforma zgjedhore. Komisioni Europian kërkon përfundimin e saj përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke theksuar se disa rekomandime të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias ende nuk janë adresuar. Shqetësim mbetet edhe mungesa e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe kontrolli i kufizuar parlamentar ndaj ekzekutivit.
Sa i përket reformës në drejtësi, raporti vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Megjithatë, evidentohen mungesa e burimeve njerëzore, vonesat në shqyrtimin e çështjeve dhe ndërhyrjet e papërshtatshme politike.
Vlerësim pozitiv merr edhe puna e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas Komisionit Europian, institucioni ka dëshmuar pavarësi dhe ka prodhuar rezultate konkrete, por korrupsioni mbetet një sfidë, ndaj kërkohen më shumë hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në çështjet e profilit të lartë.
Lufta kundër korrupsionit
“Shqipëria është midis një niveli të moderuar dhe të mirë përgatitjeje dhe ka treguar përparim të mirë në përgjithësi. Strategjia Kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe plani i saj i veprimit 2024-2026 janë duke u zbatuar. Struktura e Specializuar Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka vazhduar të demonstrojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke bërë përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, korrupsioni mbetet një sfidë e vërtetë. Legjislacioni për të parandaluar korrupsionin u përafrua më tej me standardet evropiane. U arrit përafrim i mëtejshëm në mbrojtjen e sinjalizuesve. Janë filluar vlerësimet e rrezikut të korrupsionit bazuar në sektorë dhe janë publikuar deklaratat e pasurisë së nivelit të lartë. Ndikimi aktual i këtyre dhe masave të tjera parandaluese në korrupsion mbetet për t’u demonstruar, duke marrë parasysh hetimet e vazhdueshme të korrupsionit të nivelit të lartë. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar u zbatuan pjesërisht dhe disa mbeten të vlefshme.
Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti: → të forcojë dhe konsolidojë më tej rekordin e hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të rasteve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, veçanërisht në rastet e profilit të lartë. Kjo përfshin sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të aseteve kriminale që vijnë nga veprat penale që lidhen me korrupsionin, si dhe rritjen e ndjeshme të referimeve proaktive nga institucionet përkatëse shtetërore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Prokurorinë e Posaçme (SP) dhe Prokurorinë e Përgjithshme (PP); → konsolidimin e mëtejshëm të kuadrit të parandalimit të korrupsionit duke: zbatuar dhe monitoruar masat legjislative të miratuara rishtazi; forcimin e kapacitetit institucional dhe angazhimin në zbatimin e strategjisë dhe legjislacionit kundër korrupsionit; zgjerimin e vlerësimeve të rrezikut të korrupsionit në sektorët vulnerabël, si dhe planet e integritetit në nivel qendror dhe vendor, dhe zbatimin e gjetjeve të tyre; përmirësimin e verifikimit të deklarimit të pasurisë nga të gjitha organet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Auditimit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit (ILDKPKI); → Forcimin e masave për të përmirësuar llogaridhënien dhe integritetin e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë dhe sigurimin e pavarësisë dhe stabilitetit të udhëheqjes së saj”, theksohet në progres-raport.
Për luftën kundër krimit të organizuar, Shqipëria vlerësohet për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përdorimin më të gjerë të hetimeve financiare dhe rezultatet në sekuestrimin e pasurive kriminale. Megjithatë, Komisioni kërkon më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe forcimin e kapaciteteve të prokurorive në nivel vendor.
Pushteti vendor me 114.6 miliardë lekë në vitin 2027, Demo: Prioritet digjitalizimi i shërbimeve
Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë
Berisha takim me strukturat e Tiranës: Nuk tërhiqemi nga protesta, shpërthimi rinor të mos shkojë dëm
- 13:34 Khamenei pas zgjedhjeve në SHBA: Kush pret ndryshim të politikës së Uashingtonit ndaj Iranit, gabohet thellësisht
- 13:23 Kos: Shqipëria përparim drejt BE-së, synimi për mbylljen e negociatave në vitin 2027 mbetet i arritshëm
- 13:20 Kos prezanton Raportin e Progresit: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
- 13:12 Pushteti vendor me 114.6 miliardë lekë në vitin 2027, Demo: Prioritet digjitalizimi i shërbimeve
- 13:06 Macron uron presidenten Shiroka-Pula: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane
- 13:02 Rast i rëndë në Pejë, një person arrestohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur