“Erdhën studentët”, “Bashkohuni me ne!” dhe “Bojkoto mësimin!” janë disa nga thirrjet që studentët kanë lëshuar teksa janë futur në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut.
Korridoret e fakultetit janë mbushur me të rinj, të cilët janë pritur me duartrokitje nga studentët e tjerë. Ata kanë vijuar thirrjet për bojkot të procesit mësimor, duke u kërkuar kolegëve të tyre t’i bashkohen protestës.
Ndërkohë, prej disa ditësh kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve për dialog, por propozimi është refuzuar vazhdimisht nga protestuesit. Ata kanë deklaruar se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe se nuk pranojnë të zhvillojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria.