Aktualitet

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë!

Policia ka nisur të hetojë një pistë tjetër për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku, ndërsa një ditë më parë familjarët njoftuan sallën operative të Policisë dhe deklaruan se ishte sulmuar nga një ari dhe kishte humbur jetën.

 LEXO EDHE: “Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe”, Marta Kos në PE: Tirana zyrtare duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit

Sipas konstatimeve paraprake, në trupin e viktimës dyshohet se është gjetur një plagë që mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Policia tashmë i ka kthyer hetimet nga pista e vrasjes, ndërsa kanë nisur shoqërimet e disa personave në polici, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe rrethanat.

“Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).  Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.  Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme”, njoftonte një ditë më parë policia e Bulqizës.

LEXO EDHE: Hungaria publikon dhjetëra mijëra dosjeve sekrete të periudhës komuniste, aksesohen për publikun përmes një baze të dhënash

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.